Dashi
Beni atë qe do ndieni sot ju te dashuruarit dhe mos mendoni se çfarë mund te ndodhe ditën e nesërme. Partneri ka mundësi te përgatisë për ju edhe disa surpriza. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane prandaj nuk do duan as ta kërkojnë dashurinë. Financat do pësojnë goxha tronditje dhe ne një moment do mbeteni keq. Kërkoni ndihmën e familjareve pa u druajtur.
Demi
Planetët do përkujdesen pafund për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite prandaj çdo moment pranë partnerit do jete i mrekullueshëm. Ata qe janë vetëm do bëjnë çdo përpjekje te mundshme për ta ndryshuar statusin, por nuk do ja dalin dot. Financat nuk do jene te këqija, por ju duhet t’i përdorni ato për gjera sa me te vlefshme, jo për te blere gjera qejfi.
Binjaket
Dite e bukur dhe me diell do jete kjo për te dashuruarit. Ne çdo moment do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni dhe do i shprehni ndjenjat pafund. Beqaret do realizojnë një takim mbresëlënës fiks ashtu si e kishin ëndërruar edhe me pare. Ne planin financiar duhet t’i bëni gjithë kohës sytë katër pasi gabimi me i vogël mund t’iu rrënojë plotësisht.
Gaforrja
Sot do jeni shume te logjikshëm ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Problemet e se shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Beqaret do dashurohen pas disa personave te thjeshte dhe mjaft interesante me te cilët do fillojnë lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite para se te kryeni shpenzime.
Luani
Do jeni shume kapricoze ju te dashuruarit dhe nuk do kënaqeni lehtësisht gjate kësaj dite. partnerit tuaj do i duhet durim qe gjerat te ecin mire. Beqaret do kenë një dite shume normale dhe pa ndonjë takim te veçante. D ju duhet ende te presin pak kohe. Ne planin financiar nuk do përballeni me surpriza te këqija, pasi keni ditur t’i bëni mire llogarite kohet e fundit.
Virgjeresha
Lumturia dhe qetësia e lidhjes suaj do jete prioriteti i kësaj dite. Nëse e bëni te mundur këtë do ndjeheni mjaft mire me veten. Ne dashuri do jete një dite pa probleme. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe aventura. Nga fundi i ditës do ketë edhe një takim te rëndësishëm. Merrini gjerat pak me seriozisht. Beni kujdes me financat dhe mos shpenzoni me shume sesa duhet.
Peshorja
Do jeni shume tolerante sot ne lidhjen tuaj. Gjithçka do shkoje me se miri edhe për ata qe nuk janë shume pas fjalëve te bukura. Përfitoni nga kjo dite! Beqaret nuk do qëndrojnë ne vetmi por do kenë një jete sociale shume aktive. Fale mbështetjes se disa planetëve ju do keni mundësinë te bëni edhe ndonjë takim. Menaxhoheni mire buxhetin ne mënyrë qe te mos keni probleme.
Akrepi
Jeta sentimentale për çiftet do jete e qete dhe pa probleme. Disa festa apo darka qe do bëni ju beqare me miqtë do ju japin mundësi te njihni dike shume interesant. Mos e lini t’iu ike nga duart por jepini muhabet. Lëreni pas turpin nëse doni te gjeni dashurinë. Do shpenzoni pa limit sot dhe situata financiare do përkeqësohet mjaft. Vetëm këshillat e specialisteve do ju ndihmojnë.
Shigjetari
Sot do gjeni mënyra shume origjinale për t’i shprehur ndjenjat ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do ngrohet me tepër. Beqaret gjithashtu do marrin deklarata te forta dashurie dhe do fillojnë lidhje te qëndrueshme. Ja ka vlejtur durimi deri me sot. Ne planin financiar do ndihmoheni mjaft nga familjaret dhe do e kaloni pa probleme ditën.
Bricjapi
Do jeni shume te përkujdesur ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do e forcoje akoma me shume marrëdhënien mes jush. Nuk do mungojnë as çastet e ngrohta romantike. Beqaret do jene shume te matur dhe nuk do hedhin aspak hapa te pamenduara mire. Për financat duhet te kujdeseni akoma me shume ne mënyrë qe gjendja te stabilizohet sa me pare.
Ujori
Dite mjaft dinamike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni aq mire saqë nuk do doni te shkëputeni për asnjë moment nga partneri. Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes para se te hedhin hapa pasi po u nxituan mund te bëjnë gabime te pafalshme. Financat do mbeten te mira për aq kohe sa ju te mos e teproni me shpenzimet.
Peshqit
Harmoni, emocione dhe drithërima do përjetoni gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit. Se bashku me partnerin do jene si një ekip i pandashëm qe do e kenë zili qe te gjithë. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri, por nuk do kalojnë dite aspak te keqe. Miqtë do i argëtojnë pafund dhe nuk do i lënë vetëm. Shpenzimet kryejini me kujdes qe financat te mbeten te mira.