Aktori i njohur turk, Burak Yoruk, i njohur për rolin e Tarikut në serialin “Nehir” që transmetohet tani në Tv Klan, në një foto të tij të fundit në Instagram, i ka përshëndetur të gjithë me gjunën shqipe.
“Djali i nënës…” – shkruan ai pas këtij imazhi që ka ndarë me 1.3 milionë ndjekësit e tij, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë që ia kthejnë pas përshëndetjen.
Aktori 26-vjeçar ka zbuluar pak kohë më parë për mediat turke, se e ëma është me origjinë shqiptare.