Dita e pestë e Lojërave Olimpike në Tokio solli konkurrimin e notarëve të parë shqiptarë. Kledi Kadiu me ngjyrat kuqezi dhe Olt Kondirolli që përfaqëson Kosovën, garuan në kualifikueset e garës së 100 metra stil i lirë.
Kondirolli u rendit i dyti në baterinë e parë, me kohën 54 sekonda e 33 të qindtat. Ndërkohë, Kadiu u pozicionua vetëm i pesti në baterinë e tij, edhe pse regjistroi kohë afro tre sekonda më të shpejt se bashkëkombësi i tij.
Paraqitjet e bëra nuk i mjaftuan asnjërit nga dy notarëve shqiptarë që të kualifikoheshin në gjysmëfinale.