• Kontakt
Friday, October 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

RENEA qëlloi me snajper 52-vjeçarin, zbulohen detaje nga plagosja e Ardian Narkajt

14:18 : 26/07/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Një 52-vjeçar i përfshirë në listën e 30 personave me rrezikshmëri të lartë ndër vite nga Policia e Shkodrës, ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri nga ana e Forcave RENEA, gjatë aksionit për arrestimin e tij.

Policia lokale kishte marrë informacione operative se shtetasit Ardian Narkaj, ndodhej në banesën e tij në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe. Për këtë arsye, i ndihmuar edhe nga forcat RENEA, Policia e Shkodrës ka nisur operacionin “Bratosh” për ta arrestuar.

Sipas Policisë në një zonë malore të Kastratit, në vendin e quajtur “Gropat e Vrinit” në Bratosh, Malësi e Madhe, forcat speciale RENEA kanë rrethuar vendin (stan bagëtish) ku fshihej shtetasi në kërkim Ardian Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar.

Operacioni

Pasi forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje, i kanë bërë thirrje 52-vjeçarit për t’u dorëzuar. Por, Narkaj nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka tentuar të largohet, duke përfituar edhe nga terreni i vështirë malor. Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për t’u dorëzuar, por Ardian Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë. Të ndodhura në këto kushte me synim për ta neutralizuar, forcat RENEA kanë qëlluar me snajper, duke e plagosur me tre plumba në trup.

Lexo edhe:

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

Horoskopi, e premte,16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Plagosja

Pasi i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, 52-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të stabilizuar. “Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të Policisë, por ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor. Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar. Ardian Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka tentuar të largohet.

Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë”, sqaroi zyrtarisht Policia. Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje. Sipas Policisë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po kryen veprimet hetimore.

Krimi për “spiunim”

Ardian Narkaj, pavarësisht se u akuzua për vrasje të dyfishtë në vitin 2008 dhe u arrestua fillimisht më 8 maj të atij viti, kishte përfituar vite më vonë lirinë me kusht. Në atë kohë mbetën të vrarë shtetasit Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota, krim i cili kishte nisur pas një debati për spiunim pranë Policisë. “Më datë 07.05.2008, rreth orës 20.00, i gjykuari Ardian Narkaj së bashku me babanë dhe bashkëshorten e tij kanë shkuar në qendër të fshatit Bratosh për të blerë ushqime me makinën e tij. Pasi kanë blerë ushqimet, i gjykuari është ndaluar nga ana e shtetasit Tonin Ulaj, i cili i ka thënë se perse nuk i binte borisë, kur afrohej në qendër të fshatit, pasi ai (Ardiani) e dinte se Toni kërkohej nga Policia.

Më pas, debati mes tyre është acaruar dhe shtetasi Tonin e ka kapur të gjykuarin Ardianin, duke e futur nga pas lokalit dhe duke i thënë se përse na spiunon në Polici. I gjykuari, Ardiani, e ka mohuar një gjë të tillë dhe në këtë moment shtetasit, Tonit, i ka thënë që të hipte në makinë se do të shkonin te shtetasi Gjergj Narkaj për ta sqaruar këtë punë”, thuhet në dosje. Sipas hetimeve, Ardian Narkaj i frikësuar se mund ta vrisnin pasi kishte marrë një plagë në këmbë, ka goditur me thikë Tonin Ulajn dhe pasi i ka marrë pistoletën ka qëlluar dhe ka vrarë Gjergj Shotajn, vrasje e kryer në distancë të afërt./Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e premte,16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qyno: U dorëzua një video 5 orësh në SPAK, më pas u vendos për kontrollet

22:56 : 16/10/2025
BOTA

Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”

22:49 : 16/10/2025
BOTA

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

22:42 : 16/10/2025
AKTUALITET

Një “top betoni” 20-katësh, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit

22:33 : 16/10/2025
Para

Vllaznia-Ael Limasol, ja si t’i blini biletat

TË GJITHA

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025

Horoskopi, e premte,16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/10/2025

Hetimet për Portin e Limionit/ Qyno: U dorëzua një video 5 orësh në SPAK, më pas u vendos për kontrollet

22:56 : 16/10/2025

Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”

22:49 : 16/10/2025

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

22:42 : 16/10/2025

Një “top betoni” 20-katësh, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit

22:33 : 16/10/2025

Turqia planifikon burg për promovimin e LGBTQI dhe kufizime në ricaktimin e gjinisë

22:29 : 16/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com