Trupa gjykuese e dhomës penale të Gjykatës së Tiranës në procesin ndaj Kastriot Ismailajt ka kërkuar dorëheqjen nga kjo çështje pas 5 kërkesave që ka bërë i pandehuri.
Gjatë seancës së sotme, kryetarja e çështjes ka deklaruar se kërkesa për dorëheqjen vjen si pasojë e humbjes së besimit të të pandehurit tek kjo trupë gjykuese.
Në vijim, ish-administratori i kompanisë DIA Kastriot Ismailaj që akuzohet se ka përfituar të ardhura fiktive nga mbledhja e borxheve të CEZ, paraqiti në gjykatë një listë të dëshmitarëve që do të dëshmonin në favor të tij. Por, kërkesa u refuzua nga gjykata, edhe pse në maj të 2016 kishte pranuar një kërkesë të tillë.
Mospranimi i listës së dëshmitarëve bëri që Kastriot Islamilaj të akuzonte trupën gjykuese se po vepronte në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me vendimin që kishte marrë në muajin maj. Në përfundim, seanca u shty për në janar të 2017.