Policia greke ka sekuestruar sot një tjetër sasi të konsideruesehme lëndë narkotike që vinte nga Shqipëria.
Sipas mediave greke, gjatë një kontrolli të policisë në një zonë të pyllëzuar në Prevezë, u zbuluan dy shtetas shqiptarë të cilit kishin me vete rreth 78 kg kanabis sativa.
Mësohet se shqiptarët, kishin future lëndën narkotike në një çantë të ndarë në 43 pako. Shqiptarët janë vënë në pranga ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë.
Droga dyshohej se do të shitej në tregun vendas