• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Serbia synon BE-në ndërsa furnizohet me armët ruse

18:32 : 22/12/2016
në RAJONI

Kryeministri i Serbisë, Aleaksandër Vuçiç, tha në Moskë se vendi i tij kërkon bashkëpunim më të ngushtë ushtarak me Moskën, ndërsa vuri theksin tek neutraliteti i Beogradit, në një përpjekje për të vëne drejtpeshim ndërmjet marrëdhënieve historike me Rusinë dhe synimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pa u mbushur dhjetë ditë nga vizita e ministrit rus të punëve të Jashtme Sergey Lavrov në Beograd, kryeministrit serb inspektoi gjashtë avionë ushtarak MiG-29 në Moskë, të cilat do t’i marrë nga Rusia bashkë me 30 tanke të tipit T-72 dhe 30 autoblinda që ishin pjesë e rezervave ruse, të cilat i janë dhënë Serbisë në një veprim që shihet si forcim i ndikimit të Moskës në Ballkan.

Pas një takimi me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu, kryeministri serb tha se Beogradi do të shpenzojë ndërmjet 180 dhe 230 milionë euro për të modernizuar avionët MIG-29, për të cilat do të duhej të paguante mbi 600 milionë euro në treg. Vuçiç po ashtu ka hapur negociatat me Rusinë për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Ministri rus propozoi një ushtrim ushtarak trepalësh ndërmjet Rusisë, Serbisë e Bjellorusisë “për të thelluar vëllazërinë sllave”, thuhet në një deklaratë të qeverisë serbe.

Forcat ushtarake serbe janë të mbështetura pothuajse 80 për qind në teknologji sovjetike, një trashëgimi nga Armata Popullore Jugosllave dhe planifikojnë të blejnë pajisje nga të dyja palët, Rusia dhe Bashkimi Evropian për të përmirësuar forcat e saj ajrore të varfëruara nga luftërat ballkanike të viteve 1990.

Lexo edhe:

Durrës/ Gjendet pa jetë 44-vjeçarja afër banesës

Partnerja e re e Mevlanit i përgjigjet Livia Brungës: Ke zgjedhur të jetosh në jetën time

“Vuçiç ka nënvizuar qëndrimin e paanshëm të Serbisë dhe ka shfaqur shpresën se bashkëpunimi politik, ekonomik e ushtarak ndërmjet të dyja vendeve do të përmirësohet”, thuhet në komunikatën e qeverisë serbe.

Marrëveshja me Serbinë u bë në një kohë kur Rusia ka shtuar përpjekjet për të penguar afrimin e mëtejshëm të Ballkanit me perëndimin dhe në një periudhë të shtimit të tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

Serbia një aleate tradicionale e Rusisë synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por ecën në vijën e ngushtë ndërmjet Rusisë dhe perëndimit dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve euro-amerikane kundër Moskës për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Aleate e Beogradit, Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa kundërshton fuqishëm anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në NATO dhe është thellësisht e pakënaqur që Mali i Zi tashmë ka marrë ftesën për anëtarësim në aleancë.

“Pa Rusinë është e pamundur të mbrojmë tërësinë tonë tokësore dhe sovranitetin, Kur flasim për marrëdhëniet me Rusinë, flasim edhe për të ardhmen tonë. Serbia kurrë nuk do të jetë shtet anti-rus siç janë bërë disa vende. Ne nuk do t’u bashkohemi sanksioneve dhe masave kufizuese. Nuk kemi qëllim të bëhemi anëtar i NATO-s”, tha ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç gjatë vizitës së ministrit rus Lavrov në Beograd dhjetë ditë më parë./ VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Durrës/ Gjendet pa jetë 44-vjeçarja afër banesës

12:39 : 14/07/2025
SHOW BIZ

Partnerja e re e Mevlanit i përgjigjet Livia Brungës: Ke zgjedhur të jetosh në jetën time

12:37 : 14/07/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Spanja, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

12:35 : 14/07/2025
SPORT

Fitime marramendëse, zbulohen shifrat e arkëtuara nga çdo skuadër në Botërorin e Klubeve

12:20 : 14/07/2025
AKTUALITET

Shembjet në Theth, Avokatja e Popullit: Në dukje ka shkelje! Qytetarët të bëjnë ankesa

12:17 : 14/07/2025
AKTUALITET

5 vatra zjarri në vend

12:11 : 14/07/2025
Para

Sulmi në Berlin, Trump vazhdon të jetë kundër myslimanëve: Është provuar se kam pasur të drejtë

TË GJITHA

Durrës/ Gjendet pa jetë 44-vjeçarja afër banesës

12:39 : 14/07/2025

Partnerja e re e Mevlanit i përgjigjet Livia Brungës: Ke zgjedhur të jetosh në jetën time

12:37 : 14/07/2025

Në kërkim nga Spanja, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

12:35 : 14/07/2025

Fitime marramendëse, zbulohen shifrat e arkëtuara nga çdo skuadër në Botërorin e Klubeve

12:20 : 14/07/2025

Shembjet në Theth, Avokatja e Popullit: Në dukje ka shkelje! Qytetarët të bëjnë ankesa

12:17 : 14/07/2025

5 vatra zjarri në vend

12:11 : 14/07/2025

U kap duke transportuar emigrantë drejt Kosovës, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

12:07 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com