• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mark Marku: Protagonizmi i tepruar i Berishës, dëmton lidershipin e PD

19:46 : 17/07/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i zgjedhur i PD, Mark Marku, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “Neës 24”, komentoi ndër të tjera, vendimin e DASH për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas akademikut, ky vendim, do të jetë në dëm të Partisë Demokratike. Marku tha se protagonizmi i Berishës në Parlament, dëmton lindershipin e PD. Ndër të tjera, Mark Marku theksoi se nuk ka pritshmëri të mëdha për Parlamentin e ri, pasi sipas tij, deputetët varen nga kryetari dhe nuk janë të lirë në vendimmarrjet e tyre.

Mark Marku: Fjala që mbajta sot në Kuvend, buron nga arsyeja dhe zemra. Unë vij nga media, s’e kam profesion politikën. Shkoj aty, sepse më kanë ftuar, s’kam dashur të shkoj. Unë them gjërat që duhet thënë, bëj punën time.

Sa kohë i duhet PD për të bërë diçka?

Mark Marku: Do i duhet minimumi 1 vit. Nëse do të bësh diçka të menduar mirë duhet kohë, do të mendohet mirë. Duhet gjenden ofertat e duhura, duhet bindur njerëzit. Nuk bëhet kjo gjë dhe të mashtrojmë njerëzit, duhet bërë gjëra serioze. Duhet hapur dhe debat, t’i themi gjërat siç janë. Nga 92 PD nuk është një parti e parë me vota. Populli, është i ndryshueshëm, rrethanat janë të ndryshueshme. Në këtë kuptim do kohë, nuk kërkoj gjë të shpejtë, por të menduar dhe të saktë.

Lexo edhe:

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

Gjatë fjalimit të Bashës nuk u përmend zoti Berisha. Ky i fundit është shpallur ‘non grata’ nga DASH. Doja t’ju pyesja, pse nuk u përmend Berisha nga Basha në fjalimin e tij?

Mark Marku: Nuk kishte arsye që të përmendet. Është lideri historik. Kushdo të jetë, nuk e shmang faktin që Berisha ka qenë lideri historik, ka mbajtur PD në opozitë. Ka pasur problemet e veta, por këtë fakt s’e ndryshon asgjë.

E dëmton PD shpallja ‘non grata’ e Berishës?

Mark Marku: Po sepse ka ndërtuar një diskurs për Doshin e Dakon, që meqenëse u shpallën ‘non grata’ duhej të largoheshin nga politika. Ky është problemi, e para. Unë e kam thënë, fakti që Berisha u shpall ‘non grata’ ka qenë e gabuar. Sepse u shpall ‘non grata; një politikan me histori, ndikim në shoqëri, ndërkohë që qeveria amerikane nuk shpall ‘non grata’ Ramën që është shumë i rrezikshëm.

Zoti Berisha thotë mezi pres të kthehem në Parlament, a duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar Berisha, apo duhet të kishte një ngrirje me PD deri në momentin që të zbardhet gjithçka?

Mark Marku: Nëse do e bënte Berisha do e lehtësonte shumë punën e PD qoftë me kundërshtarët politikë. Por mendoj që PD do e ketë të vështirë të vendosi që ish-kryetari i saj të jetë pjesë e PD. Sepse shpallja ‘non grata’ mbështetet në disa argumente dhe s’ka vlerë juridike. Ajo është një qëndrim. Nuk mund t’i thuash ish-kryeministrit mos eja në Parlament. Edhe kur Berisha ka qenë kryeministër kam pasur kritika. Duhet menduar gjëja në kuptimin që është shpallur ‘non grata’. Unë mendoj që protagonizmi i tepruar i Berishës, dëmton lidershipin e PD dhe është një pengesë në ristrukturimin e PD, sepse Berisha është karizmatik, është e vështirë të bëhet dikush lideri i PD duke pasur Berishën aty. Unë mendoj që Berisha dhe PD janë futur në marrëdhënie të komplikuar. Do të duhet që PD të ketë marrëdhënie shumë të mira me PD dhe BE. Rama nga krahu tjetër ka shumë forca lobingu.

Dua t’ju pyes, sepse pamë atë parlament që ishte, çfarë pritshmërish keni për opozitën që do të shihni në shtator?

Mark Marku: Deputetët në Parlament nuk funksionojnë sepse janë nën varësinë e kryetarit. Duhet krijuar një marrëdhënie e re. Deputetët nuk kryejnë funksionin si të tillë. Deputetët në parlament janë kukulla, janë zero.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025
RAJONI

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025
SHOW BIZ

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025
AKTUALITET

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025
AKTUALITET

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025
Para

A duhen vaksinuar kundër Covid-19, fëmijët nën 18 vjeç? Ja çfarë thotë Ilir Alimehmeti

TË GJITHA

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com