Nga Kate Morgan, BBC
Kur pandemia u përhap kudo dhe shumica filluan të punojnë nga shtëpia, Victoria Wortman Ploetz vuri re se ajo dhe ekipi i saj u bënë më produktive. Wortman Ploetz, një menaxhere e ka cilësuar veten gjithmonë një introverte.
“Unë marrë energji nga orët e para të mëngjesit, kur shtëpia është e qetë, në krahasim me një ditë të zhurmshme në zyrë.”
Ndërsa puna në shtëpi gjatë vitit 2020 ishte diçka e papritur për të gjithë, disa e cilësuan veten më me fat se të tjerët – në shumë raste, falë personalitetit të tyre. Shumë punonjës introvertë preferuan të punonin në një mjedis të qetë.
Nevojat e klientit gjithashtu ndryshuan për shkak të aftësive të introvertëve, ndërsa komunikimi virtual u ofronte introvertëve më shumë mundësi për të dhënë mendimet e tyre. Për personalitete të tillë, puna në distancë ishte një mundësi për të kombinuar atë energji shtesë me mënyra të reja të punës dhe për të treguar më mirë aftësitë e tyre, raporton abcnews.al
Një mundësi për të treguar veten
Në ditët e para të pandemisë, nevojat e ndërmarrjeve dhe klientëve përjetuan një ndryshim, dhe punonjësit ishin ata që vunë re më shumë ndryshimin.
“Ndërsa introvertët fituan më shumë dhunti analitike, për ekstrovertët ishte e kundërta”, sipas Richard Etienne, një ekspert me bazë në Surrey. “Gjatë pandemisë, këto aftësi ishin më të kërkuarat. Introvertët janë të besueshëm; njerëz që marrin përsipër një projekt dhe e realizojnë plotësisht. Ata janë shumë të mirë në dhënien e mendimeve dhe në krijimin e një lidhjeje personale.
Kjo ishte me të vërtetë e rëndësishme gjatë periudhës kur kompanitë po përpiqeshin të fitonin klientë. ”
Në një intervistë të fundit për Bloomberg , Patty McCord, ish-shefja e Burimeve Njerëzore në Netflix, tha se ishte e qartë se menaxherët ishin të vetëdijshëm për aftësitë e punonjësve të cilëve nuk iu kishin dhënë më parë vëmendje, raporton abcnews.al
Ndjeshmëria dhe prirja për të komunikuar i bën introvertët të shkëlqejnë, sipas Beth Buelow, një trajner i karrierës dhe autor i The Introvert Entrepreneur.
“Kjo tendencë për të vënë të tjerët në qendër të vëmendjes është një forcë,” tha ajo. “Kjo është pjesë e asaj që menaxherët dhe udhëheqësit duhet të kishin bërë që në fillim. Ata kishin nevojë për dikë që ti dëgjonte”.
Një ndryshim efektiv
Shumë introvertë përfituan nga puna në shtëpi. Kjo sepse zyra tradicionale, në shumë mënyra, me të vërtetë nuk u shkonte për shtat punëtorëve që ishin introverte.
“Vendi i punës u krijua nga ekstrovertë, për ekstrovertë,” tha Etienne.
Kjo është e vështirë për dike që është introvert. Ndërsa ekstrovertët marrin energji nga ndërveprimi shoqëror, tha Etienne, “në fund të ditës, introvertët harxhojnë energji”.
Sipas Wortman Ploetz, personat që e njohin atë mund të habiten pasi ajo e cilëson veten introverte. Ajo kalon shumë kohë nëpër takime dhe seanca stërvitore praktike, por në fund të fundit, ajo thotë se energjinë dhe motivimin e merr kur është vetëm.
Neuroshkenca ndihmon në mbështetjen e teorisë. Studimet tregojnë se ekstrovertët janë më pak të ndjeshëm ndaj dopaminës , dhe kështu kërkojnë shumë stimulim për të marrë energjinë e nevojshme.
Introvertët janë shumë më të ndjeshëm ndaj kimikateve të trurit dhe stimulimi i tepërt mund të bëhet shpejt i lodhshëm. Etienne e konsideron veten introvert. Ashtu si Wortman Ploetz, ai thotë se në fund të fundit është bërë më produktiv gjatë kohës që ka punuar nga shtëpia, raporton abcnews.al
Pikat e forta të një introverti
Përtej qetësisë, mjedisi i ri i punës u dha hapësirë introvertëve të dalloheshin në mënyra të tjera.
“Takimet fizikisht u eliminuan dhe bashkë me të u zhduk edhe struktura hierarkike e njerëzve që diskutonin me zë të lartë”, tha Etienne.
“Nëse dikush ka frikë të flasë në publik, puna në distancë ka ndihmuar ata të shprehin mendimet e tyre, tha ai.
Takimet virtuale gjithashtu kanë tendencë të zgjasin më pak. Kjo u lejon introvertëve të shprehin më lehtë mendimet e tyre. Plus, kolegët ekstrovertë kanë më pak të ngjarë të dominojnë një hapësirë virtuale sesa një fizike, raporton abcnews.al
“Gjatë mbledhjeve, disa njerëz flasin më shumë, duke mos u lënë radhë pjesës tjetër”, tha Buelow.
Ndikimi
Me rikthimin në zyrë – dhe gjithë stimulimin e tij të kushtueshëm Bueloëw është optimist se mësimet e marra nga puna në distancë do t’i bëjnë udhëheqësit dhe vendet e punës më të përshtatshme për introvertët.
Ekzistojnë taktika që udhëheqësit mund të përdorin për t’u siguruar që punonjësit më introvertë mund të vazhdojnë të kontribuojnë. Zgjidhjet e thjeshta, si për-shembull mbajtja e seancave ose bisedat në grupe të vogla përpara diskutimit me grupin e plotë, mund të jetë një nga metodat, tha Buelow.
“Është konsideratë që ne tu japin mundësinë personave të shprehin mendimin e tyre pasi janë menduar disa minuta në heshtje.” Sipas Wortman Ploetz mësimet që morën nga pandemia për personalitetet e ndryshme është diçka që do të ndihmojë në produktivitetin e punës në zyra.
Ka disa njerëz në ekipin tim që kanë nevojë të punojnë vetëm. Ploetz thotë se ajo gjithashtu ka ruajtur disa nga zakonet që e kanë bërë atë më produktive në në shtëpi.
“Jam shumë më e kujdesshme në momentin që caktoj takimet e mia,” tha ajo, “dhe sigurohem që të ketë hapësirë mes tyre, edhe nëse janë 15 minuta.
Unë mendoj se ky është një kufi i shëndetshëm që nuk do ta kisha ndryshuar kurrë nëse nuk do të kishte ndodhur pandemia”