Vllaznia do të luaj nesër ndeshjen e kthimit të turit të parë në Ligën e Konferencës, në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Shiroki Brijeg. Me rregulloren e re, goli në fushën kundërshtare nuk “pi ujë”, kështu që pas humbjes 3-1 në Bosnjë, nesër shkodranët duhet të fitojnë me tre gola diferencë për të synuar kualifikimin.
Një mision jo aq i pamundur, pasi edhe me një fitore me dy gola diferencë ndeshja mund të shkojë në shtesë. Për të arritur këtë qëllim trajneri Brdariç nuk do të kursej asgjë, ndaj pritet një Vllazni e takimit të parë.
Formacioni i mundshëm: 4-2-3-1: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Bulatovic, Kalezic, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Gjurgjevic, Dilaver