Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për ish-kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelilin dhe ka kërkuar dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg.
Xhelili është në akuzë për korrupsion pasiv në formën e kërkimit të favoreve ndaj një vajze të re që e kishte punësuar.
Ish-kryebashkiaku u filmua pak muaj më parë teksa i ofronte punë një vajze në shkëmbim të favoreve seksuale.
Procesi ndaj tij është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe pas kësaj, ai do të përfitojë uljen me 1/3 e denimit nëse gjykata e shpall fajtor.