Erlind Haaland është dëshira e madhe e Chelsea, që thuhet se është gati të ofrojë deri në 175 milion euro për kartonin e sulmuesit norvegjez.
Borussia Dortmund për momentin po refuzon shitjen e yllit të saj, pasi lejoi Jadon Sanchon të transferohej te Manchester United.
Te Chelsea po bëjnë plane për një transferim të bujshëm nga Barcelona. Daily Express shkruan se londinezët duan ta afrojnë në skuadër Antoine Griezmann nga katalanasit.
Chelsea e do në huazim dhe mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë Barcelona, që po kalon momente të vështirë në aspektin financiar.
Lirimi nga rroga e sulmuesit francez do t’u jepte disi frymëmarrje, por nga ana tjetër përforcojnë një skuadër që vjet fitoi Champions League dhe mund të jetë rival për ta në Europë.