Vettingu në polici do rinisë pas disa muajsh pushim, ndërsa mësohet se prioritet tashmë do jenë punonjësit e SHÇBA-së. Sipas informacioneve, fillimisht do nisë këtë betejë me drejtësinë Albion Sinani, Specialist në Drejtorinë e Trajtimit të Ankesave, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Ishte parashikuar që vettingu nga SHÇBA të niste pasi të përfundonte vettingu i drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, por ky proces ka ecur me ritme shumë të ngadalta. Në një vit në filtrat e vettingut në Policinë e Shtetit në total janë futur 36 drejtues të gradave më të larta, nga të cilët 27 prej tyre janë konfirmuar në detyrë, katër janë përjashtuar dhe 5 janë dorëhequr vullnetarisht nga detyra.