• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Kufij me drejtësi? 

12:10 : 12/07/2021
në BOLD BLOG, BOTA, POLITIKE

Nga Bernd Posselt*

99 vjet më parë, kur u themelua Unioni Paneuropian, shtetet kombëtare europiane tok me ShBA kishin krijuar një rend ndërshtetëror në Europë të bazuar në traktatet e Konferencës së Paqes në Paris që ishte fort i brishtë. Ati themelues i i Paneuropës, Richard Coundenhove-Calergi që asokohe e kuptoi se problemeve kufitare nuk ju dha zgjidhje, përkundrazi u krijuan të tjera probleme te mprehta. E megjithatë në thirrjen paneuropiane të vitit 1922 ai kundërshtoi rishikimin e kufijve: “Çdo kufi i ri zëvendëson padrejtësitë e vjetra me të reja. Tensionet midis kufijve kombëtarë, ekonomikë, gjeografikë, historikë e strategjikë si dhe ekzistenca e krahinave etnikisht të përziera dhe enklavave e bën të pamundur në Europë një rregullim kufitar të drejtë.”

Në vigjiljen e Luftës së Dytë Botërore, të cilën ai e kishte parashikuar saktë dhe që ishte orvatur me tërë fuqinë e tij t’a parandalonte, ai, në librin e tij “Europa po zgjohet” konfirmoi vizionin se ” Në Paneuropë kufijtë do të humbasin rëndësinë mistike që u jepet sot. Strategjikisht do të jenë jo-domethënës brenda një aleance ushtarake europiane dhe me garancitë reciproke të sigurisë. Ekonomiksht do të jenë jo-domethënës përmes bashkimit doganor e monetar. Kombëtarisht do të jenë jo-domethënës përmes mbrojtjes efektive të minoriteteve e cila i mundëson çdo europiani të përdorë gjuhën amtare pavarësisht nga shtetësia.” 

Bashkimi Europian u orientua në shumë çështje nga këto mendime e megjithatë zbatimi ende çalon për shkak të mangësive. Kështu BE nuk ka mundur të vërë në fuqi “të drejtën europiane të pakicave e grupeve etnike”; prandaj nisma qytetare “minority safepack” e cila gjeti përkrahje të gjerë në Parlamentin Europian lipset të trajtohet nga Komisioni Europian i znj. von der Leyen. 

Në Europën Juglindore problemet e nacionaliteteve e të kufijve janë veçanërisht të mprehta. Prandaj stabilizimi i këtij rajoni është me rëndësi madhore për Europën. Presidenca sllovene e BE-së në gjysmën e dytë të këij viti shihet me shpresë në këtë aspekt. Një non paper me autorë të panjohur që i atribuohet asaj por që përgënjeshtrohet nga Lubljana ka shkaktuar tronditje të forta. Edhe një dokument i ngjashëm i qarkulluar më herët që sugjeronte shkëmbime territoriale mes Serbisë e Kosovës fqinje ngjalli shqetësime. Por non paper gjoja slloven ka pasoja edhe më të rënda sepse aty propozohet që Bosnje-Hercegovina të ndahet mes Kroacisë, anëtare e BE, që e refuzon këtë ide dhe Serbisë nationaliste që i bie fyellit të Putinit. Të drejtat e boshnjakëve muslimanë do të bëheshin zero. 

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Kush don të vizatojë kufij të rinj në Ballkan duhet të mësojë se çfarë po vë në lëvizje. Ai po nxit konflikte midis grupeve etnike në Bosnje-Hercegovinë, midis Serbisë e Kosovës, në Sanxhakun e Novi Pazarit të ndarë mes Serbisë e Malit të Zi; po ashtu edhe Mali i Zi deri tani tolerant në këtë aspekt (qeveria e re proserbe po devijon nga ky kurs e po provokon tensione mes malazezve sllavë e shqiptarë). 

Me këto në sfond duhen përshëndetur si institucionet europiane ashtu edhe qeveria gjermane që kanë kundërshtuar qartazi fantazi të tilla. Fatkeqësisht Donald Trump dhe këshilltari i tij  Grenell i vunë në pikëpyetje kufijtë ballkanikë. Por Joe Biden, me gjasë presidenti amerikan me më shumë përvojë, e korrigjoi këtë.

BE e ShBA në këtë çeshtje janë në një linjë. Ata e dinë që nuk mund të ketë kufij me drejtësi dhe vijat e reja kufitare do e shtynin rajonin në buzë të luftës. Mbrojtja ndërkufitare e pakicave sipas standarteve të drejta e të njësuara, lëvizjet mirëkuptuese mes popujve, dhe progresi i Ballkanit Perëndimor me integrimin europian të cilin e pengojnë edhe disa pseudoeuropianistë, janë urdhëresat e kohës. 

Coudenhove-Calergi dallonte revizionistët që donin ndryshimin e kufijve nga antirevizionistët që donin çimentimin e kufijve aktualë. Por ai e kishte të qartë se kjo kundërshti kapërcehej duke u hequr kufijve natyrën ndarëse të tyre. Kush nuk i merr seriozisht fjalët e tij “Alternativat janë: Paneuropa ose lufta” mund të përjetojë surpriza të pakëndëshme. -/-

*Bernd Posselt ka qenë eurodeputet bavarez (CSU) në vitet 1994-2014. Që nga 2014 Përgjegjës për Europën Lindore në partinë CSU. Posselt është President i Unionit Paneuropian, Gjermani

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

Dhunohet shqiptarja nga bashkëshorti italian, vetëm pse dilte për kafe me shoqet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com