Klement Balili ose siç njihet ndryshe “Eskobari i Ballkanit”, ka mundur të ndryshojë regjimin e vuajtjes së dënimit.
Nga raportimet mësohet se në datën 9 korrik 2021, gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu e nxorri nga sistemi i vuajtjes së dënimit në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin, duke e transferuar në një burg të sigurisë së zakonshme.
Gjykata ka urdhëruar që pjesën e dënimit të mbetur, Balili ta vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme, ku oraret e takimeve me familjarët dhe kushtet e tjera janë më të zbutura.
Me kërkesën e Balilit, për të ndryshuar kushtet e sigurisë të vuajtjes së dënimit ka qenë dakord dhe prokurori i Elbasanit, Mustafa Turku, i cili pasi është njohur me aktin e ekspertimit të dy mjekëve, i ka pohuar gjykatës se ishte dakord për ndryshimin e sigurisë së burgut, për të dënuarin Klement Balili.
Po ashtu avokati ka argumentuar më tej në seancë gjyqësore se qëndrimi në një burg të sigurisë së lartë, ka sjellë përkeqësimin e shëndetit të Balilit dhe ky ambient i rrezikon seriozisht jetën.