Ka startuar në orën 21:00 gjysmëfinalja e dytë e Europianit mes Anglisë dhe Danimarkës.
Për sai përket formacioneve, Gareth Southgate ka ndryshuar vetëm një lojtar nga formacioni që ka mundur 4-0 Ukrainën. Konfirmohen Mount dhe Sterling mbrapa krahëve të Kane, kthehet titullar Bukayo Saka, i pereferuar para 100 milionështi Jadon Sancho.
Kasper Hjulmand ka konfirmuar formacionin që ka eliminuar Çekinë. Damsgaard dhe Braithwaite do të mbështesin Dolberg në sulm.
Në këtë takim, Anglia synon që për herë të parë në histori të kualifikohet në finalen e Kampionatit Europian













