Ky që shihni në foto quhet Clever Cockapoo Willow, një qen britanik, i cili po bën xhiron në mediat e huaja me parashikimet e bëra për ndeshjet e Euro 2020.
Mediat e huaja raportojnë se deri më tani qeni i ka parashikuar saktë të gjitha ndeshjet e Evropianit, duke mos gjetur vetëm njërën prej tyre.
Sipas parashikimeve të fundit të qenit Willow, skuadra fituese e gjysmë finales Euro 2020 do të jetë Anglia e cila luan sot përballë Danimarkës.













