Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina është mjaft aktiv në rrjete sociale. Para pak kohësh, në një postim të bërë në “Instagram”, këngëtarja dhe modelja Morena Taraku i komentoi Atdheut një emoji të zemrës, duke lënë të kuptohet se dyshja njihen.
Së fundmi, Atdheu së bashku me vëllanë dhe nënën e tij kanë udhëtuar drejt Turqisë, e që përmes disa fotografive në rrjete sociale, vërehet se ka qenë Morena ajo e cila ka pritur familjen Xheravina. Ata janë fotografuar në një nga restorantet atje, teksa kanë ndarë një moment së bashku në rrjetin social “Instagram”.














