Kreu i SPAK, Arben Kraja, në një tryezë për 5-vjetorin e Reformës në Drejtësi ka paralajmëruar goditje të tjera në rang të zyrtarëve të lartë. Kraja u shpreh se prioritet i SPAK është goditja e krimit dhe e atyre që abuzojnë me fonde publike.
Duke iu referuar arrestimit të kreut të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, Kraja tha se ky nuk është fundit por vetëm fillimi i luftës kundër atyre që kanë shkelur ligjin.
Ai ligj duhet të ribëhet edhe njëherë, Kemi zbatuar në aspektin formal dhe raportin me institucionet e tjera.
Prioriteti ynë duhet të jetë lufta kundër korrupsionit dhe hetime për zyrtarët e lartë. Ato që kanë ndodhur në ditët e fundit nuk janë fundit, po vetëm fillimi dhe do të vijojë me të njëjtin ritëm dhe të njëjtën përparësi. Lufta kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe kundër abuzimit me fonde publike janë prioritet i luftës sonë“, tha kreu i SPAK.
Kujtojmë se një ditë më parë u arrestuara kreu i Bashkisë Lushnje dhe 10 persona të tjerë, zyrtarë të bashkisë dhe biznesmen pasi kishin abuzuar me fondet publike me një tender për një kanal ujitës.













