Maya Spielman, një “TikTok-se” e famshme, nuk ngurron që të ekspozojë format e saj seksi. Ajo është 50 vjeçe dhe askush nuk e beson këtë fakt, pasi duket shumë e re.
Teksa fansat e saj shohin videot, mendojnë se Maya është në të njëzetat apo të tridhjetat. Por Spielman këmbëngul se është më e madhe dhe nuk ka aspak frikë që ta pranojë atë..
Burrat e të gjitha moshave i shkruajnë 50-vjeçares duke i kërkuar që të dalin në një takim me të.
“The Sun” shkruan se shumë persona e kanë pyetur për sekretin se si ajo ka qëndruar kaq e re, pavarësisht moshës. Por Maya nuk ka zbuluar shumë rreth kësaj, vetëm ka thënë “të veprosh si e re”.














