Anisa Gjini është 24-vjeçarja, e cila pas një konflikti me bashkëshortin është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit. Ndërkohë, bashkëshorti i saj është identifikuar si Alfred Gjini. Ai është prangosur nga blutë e Durrësit dhe pritet që të japë dëshminë e tij.
Deri më tani raportohet se çifti i bashkëshortëve kishin pasur një debat për motive banale mes tyre, duke bërë që gruaja të ndërmerrte veprimin ekstrem.













