Nëna e Ledri Vulës, Xheraldina, ka treguar më parë se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Sara Hoxhën, të cilën e konsideron si vajzën e saj.
Mirëpo ka ende nga ata ndjekës që nuk besojnë se ka një marrëdhënie të mirë mes vjehrrës dhe nuses, prandaj në foton e fundit që Xheraldina ka publikuar në Instagram-in e saj, dikush i shkruan: “Nuk e di si kalon mirë Sara me ty se në pamje të parë dukesh shumë e rreptë”.
Xheraldinës nuk i ka shpëtuar një koment si ky, dhe i është përgjigjur me shumë sportivitet: “Valla e shtir jam bajagi. As vetë nuk e di si po kalon Sara me mua!”.













