Gilberta dhe Iliri, çifti i deklaruar në “Për’Puthen +40”, treguan puntatën e djeshme se sa shumë e duan njëri-tjetrin dhe morën urime nga të gjithë konkurrentët e tjerë.
Të gjithë u përfshinë në emocione të forta pas video mesazheve nga të afërmit e të dyve. Mbesat, nipërit, vëllezërit e motrat e Ilirit dhe Gilbertës i uruan çiftit që të plakeshin bashkë. Mbesa e Ilirit u shpreh se mezi pret që ai të shkojë në Itali bashkë me Gilbertën pasi duan shumë që ta njohin.
Në një moment Gilberta përlotet dhe Iliri i fshin lotët nga sytë pas emocionit nga urimet e të afërmve duke treguar përkujdesje të madhe ndaj saj.
View this post on Instagram














