• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK godet majtas, Rama paralajmëroi Tushen dhe të tjerët në Kongresin e PS

08:13 : 07/07/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kalimi i stafetës mes lotësh tek vajza e të ndjerit Bashkim Fino dhe përcjellja me përqafime e Gramoz Ruçit drejt jetës së re prej pensionisti politik, krijoi një atmosferë të ndjerë në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, ndaj mesazhi i Edi Ramës për ata që do të goditeshin nga drejtësia e re dhe nuk do të mbroheshin nga partia, pati nuancat e një arrogance të pavend, e papërshtatshme me solidaritetin që mori krahë në stadiumin Air Albania, mes atyre që parapëlqejnë të përkëdhelin njëri-tjetrin me emërtimin “familja e madhe socialiste”.

Por Rama foli troç në Kongresin e 12 Qershorit. Sot që Fatos Tushe është prapa hekurave, mesazhi tingëllon si paralajmërim i pastër.

“Flamuri i PS nuk mund dhe nuk do të bëhet dot mbulesë për asnjë ministër, për asnjë deputet, për asnjë drejtor, për asnjë shef, nëse drejtësia e re do të kërkojë hesap prej tij apo prej saj. E kam thënë dhe më parë sepse e kemi parë që na është dashur të ndeshemi me këtë sfidë dhe e përsëris dhe sot, partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel në dërrasën e kalbur të paligjshmërisë por mban përgjegjësi për sesi reagon ndaj kujt shpallet nga drejtësia si i kërkuar për shkelje. Reagimi ynë do të jetë edhe më i qartë dhe më i prerë: “Ik sqarohu para drejtësisë me avokatin tënd sepse PS nuk është zyrë avokatie e asnjërit nga ne” tha Rama.

A u koordinua SPAK me Ramën?

Me prangosjen e Fatos Tushes, kryebashkiak i socialistëve për katër mandate rresht në Lushnjë dhe anëtar i Asamblesë së PS-së prej më shumë se 12 vitesh, prokurorët e SPAK ngacmuan për herë të parë pushtetin e Edi Ramës. Nuk kishin guxuar në asnjë rast, që nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme në dhjetor të vitit 2019. Nga mënyra se si u sollën me disa dosje “të rënda” SPAK kishte dëshmuar për ekzistencën e “vijave të kuqe” në hetimet e socialistëve në pushtet. Mëkatet e tyre qenë tabu për hetimet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Lexo edhe:

Alarm në Tiranë! Zhduket 34-vjeçari (Emri – Detajet)

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

I tillë ishte rasti i dosjes 339 në Durrës. SPAK nuk i doli për zot përgjimeve të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve. Hetimet degraduan në dënimin e disa komisionerëve në Shijak që kishin manipuluar votat e emigrantëve në tre fshatra.

I tillë ishte rasti i dosjes 184. SPAK nuk i doli për zot përgjimeve të kryeministrit Rama, të ministrave Tahiri, Gjiknuri dhe deputetëve Ndreu, Manja, Qefalia etj, që flisnin me policët e përfshirë direkt ne blerjen e votave dhe në presionet e qytetarëve për të votuar PS ditën e zgjedhjeve.

I tillë ishte rasti i dosjes së të dërguarve të Ndragheta-s në Tiranë, që ishin përgjuar nga Antimafia italiane duke bërë pazare për tendera publikë dhe investime të fuqishme në kullat e kryeqytetit përkundrejt ryshfetit. Përgjime në të cilat përmendej edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

I tillë ishte rasti i tenderave sekretë. SPAK nuk gjeti asnjë shkelje në hetimin për tenderat gjatë periudhës së pandemisë nga Ministria e Mbrojtjes. Kompanitë fituese ishin të paracaktuara dhe përfituan miliona euro tendera nga fondet publike pa garë, nën justifikimin e koronavirusit.

Flagrant ishte qëndrimi që prokurorët e SPAK mbajtën për skandalin e të dhënave personale, kur në vend të mësynin në selinë e PS apo në zyrat e AKSHI, kërkuan kompjuterat dhe celularët e gazetarëve të Lapsi.al. Devijimi i hetimeve nga vjedhësit e të dhënave personale ishte një rast i ndikimit politik të punës së prokurorëve.

Në një vit e gjysëm ekzistencë të SPAK, janë të shumta dosjet ku prokurorët kishin mundësi të bënin shembuj të ndëshkimit të korrupsionit, por goditjet ndaj mazhorancës janë kursyer. Pikërisht për këtë arrestimi i kryebashkiakut socialist Fatos Tushe ende nuk bind.

Dilemat e Bashës për drejtësinë e re

Entuziasmi për drejtësinë e re nuk mund të thuhet se e ka prekur kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Por në reagimin e tij të parë për arrestimin e kryebashkiakut Tushe, Basha tha se ky aksion mund të jetë një “fillim i mbarë”.

“Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë” u shpreh Basha.

Gjithsesi kreu i PD-së i la një derë të hapur mosbesimit.

“Kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi” vazhdoi në mesazhin e tij Basha, i ndërgjegjshëm se këto fjalë do t’ia peshojnë mirë, nëse nga lëvizjet e SPAK mund të preken edhe njerëz pranë tij./Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alarm në Tiranë! Zhduket 34-vjeçari (Emri – Detajet)

13:14 : 06/06/2026
AKTUALITET

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:02 : 06/06/2026
AKTUALITET

Kulla te Pallati i Kongreseve, Salianji: Ku është Berisha, me Ramën apo kundër tij?

12:51 : 06/06/2026
AKTUALITET

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump

12:33 : 06/06/2026
AKTUALITET

Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

12:18 : 06/06/2026
AKTUALITET

U plagos gjatë aksionit në Maliq, Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar

12:12 : 06/06/2026
Para

U përdhunua në moshën 4 vjeçare, si ra në duart e trafikantit shqiptar e mitura rumune

TË GJITHA

Alarm në Tiranë! Zhduket 34-vjeçari (Emri – Detajet)

13:14 : 06/06/2026

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:02 : 06/06/2026

Kulla te Pallati i Kongreseve, Salianji: Ku është Berisha, me Ramën apo kundër tij?

12:51 : 06/06/2026

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump

12:33 : 06/06/2026

Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

12:18 : 06/06/2026

U plagos gjatë aksionit në Maliq, Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar

12:12 : 06/06/2026

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

11:54 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş