Disfata ndaj Italisë regjistroi dhe një rekord negativ për Spanjën e cila dështon të arrijë në finale të një kompeticoni madhor pasi më pari kishte arritur gjysmëfinalen.
Iberikët në pesë raste kanë arritur të shkojnë po pesë herë në finale të Europianit apo Kupës së Botës, ndërsa mbrëmjen e sotme dështuan përballë Italisë së Roberto Mançinit.
Megjithatë mund të quhet paraqitje dinjitoze e Spanjës pasi arriti që me një ekip me të rinj dhe pa eksperiencë të bëjnë një rrugë të gjatë, por i mposhti cinizmi i italianëve.
1 – Spain have failed to progress from a semi-final of a major tournament (World Cup/Euros) for the first time in their history, having previously reached the final in each of their previous five semi-final appearances. Dumped. #Euro2020 #ESP pic.twitter.com/gNMvQidV96
— OptaJoe (@OptaJoe) July 6, 2021













