• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kontrabandistët mbushin sërish xhepat në Greqi

09:06 : 19/12/2016
në RAJONI

Kufiri me Greqinë në veri është mbyllur nga fillimi i vitit 2016. Shumë refugjatë u drejtohen tani sërish kontrabandistëve për të vazhduar rrugën drejt veriut të Europës.

Para një kioske qebapësh në afërsi të stacionit të trenit në Selanik janë mbledhur turma të vogla njerëzish. Janë refugjatë që pinë çaj, ulur rreth prizave elektrike për të mbushur telefonat celularë.Të gjithë e njohin këtë kioskë. Në dy vitet e fundit ajo është kthyer në një pikë qendrore për refugjatët në rrugën e tyre drejt veriut të Europës.

Evangelia Karanikolas është pronarja e kësaj kioske që u ofron refugjatëve gratis rrymë elektrike për celularët, e i lejon madje të përdorin banjon e saj. Po qe se ia del ajo ofron edhe drekën gratis, ose një shtrat për familjet në netë sidomos të ftohta. Nuk çuditesh që Evangelia Karanikolas është mjaft e njohur këtu dhe nofka e saj është „mami”.

Evangelia ka përjetuar shumë këto dy vite. Fillimisht hapjen e kufijve në veri në vitin 2015, pastaj mbylljen e tyre në fillim të këtij viti. “Në fakt nuk ka rëndësi se si është situate në kufij, refugjatët do ta gjejnë gjithmonë rrugën e tyre”, thotë Evangelia Karanikolas. Disa refugjatë në afërsi të kioskës e konfirmojnë këtë. Ata planifikojnë të largohen nga veriu grek për të vazhduar rrugën drejt Europës qendrore. Por kush e kalon ditën pranë kioskës nuk sheh vetëm refugjatë, edhe të tjerë të veshur mirë, si një burrë me një theks të fortë londonez që thotë se është turist. Disa orë më vonë ai qëndron në një ndërtesë bosh e bisedon energjikisht me një familje afgane, që ka ngritur me sa duket çadrat për të kaluar natën. Refugjatët e tjerë rrëfejnë se kjo familje është përpjekur së fundmi të kalojë kufirin, por është kapur dhe është kthyer në Greqi.

Kufi me të çara

Lexo edhe:

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

“Do të thoja se trafikimi i njerëzve është shtuar”, thotë një oficer policie në një stacion grek pranë kioskës. Një nga detyrat e tij është lufta kundër trafikantëve. “Pas mbylljes së itinerarit ballkanik pati një periudhë të vogël qetësie”, thotë oferi grek i policisë. Por kjo qe një kohë që u dha mundësi kontrabandistëve të përgatiteshin. “Javët e fundit janë shtuar arrestimet për shkak të trafikimit të njerëzve. Ka organizata aktive dhe njerëz që duan të kalojnë kufirin. Pra, është një çështje e ofertës dhe kërkesës”, thotë ai.

Nuk dihet sa vetë e kanë kaluar kufirin grek. Në një artikull të fundit të Wall Street Journals citohen oficerë të migracionit në Greqi që nuk e dinë vendndodhjen e 13.000 refugjatëve të regjistruar në vend. Kësaj i shtohen citimet për rreth 500 vetë në ditë që kalojnë ilegalisht kufirin. Por sipas ekspertëve këto shifra janë më shumë hamendësime.

Rrjete të fshehta

Sipas policisë kontrabandistët kërkojnë 800 deri në 1300 Euro për të kaluar një refugjat në kryeqytetin serb, Beograd. Edhe 1500 euro të tjera duhen për të vazhduar rrugën në Gjermani. Në shumicën e rasteve, paratë nuk jepen nga refugjatët, por nga familjet në vendet e origjinës. Çmime të tilla të lenë të kuptosh se jo vetëm kerkesa është e lartë, por edhe vështirësia për të kaluar kufirin. Kontrabandistët kanë përfituar nga mbyllja e kufijve. „Ata me siguri që kanë bërë festë”, thotë një polic grek që nuk do të përmendet me emër.

Sipas policisë shumica e grupeve kontrabandiste janë organizata kriminale pa struktura të qarta. Mund të arrestosh persona të veçantë, por boshllëqet mbushen shpejt me kontrabandistë të rinj. “Ky fenomen nuk do të ndalë, për sa kohë që ka njerëz që duan të kalojnë kufirin, që largohen nga vendi për shkak të luftës apo urisë”, thotë një oficer policie.

Fortesa Europë?

Këtë e konfirmon edhe ekspertja për migracionin, Angeliki Dimitriadi Instituti i Athinës Elliamep. “Nuk mund të ngresh fortesën e Europës, brenda së cilës nuk hyn kush”, thotë ajo. E vetmja mënyrë për eliminimin e problemit të trafikimit është krijimi i rrugëve legale për të hyrë në Europë, thotë Dimitriadi. “Jo vetëm Parisi tregoi, se kontrabandistët kalojnë edhe kriminelët përtej kufijve.” Por nuk ka sinjale politike për legalizim të kalimit të kufirit në veriun grek. Kështu përplasja e policisë me kontrabandistët vazhdon si loja e maces me miun, në mes qëndrojnë refugjatët./DW

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

22:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

22:39 : 11/05/2025
AKTUALITET

Celibashi me vëzhguesit e huaj mbërrin në Parkun Olimpik për votat e Diasporës

22:29 : 11/05/2025
AKTUALITET

Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson

22:25 : 11/05/2025
AKTUALITET

Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

22:18 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Edhe votën e blerë e përfshijnë në sondazhe”, Ndoka: I kisha 3 orë përpara rezultatet e “exit poll”-eve

22:14 : 11/05/2025
Para

Kush ishte personi që derdhi dy bidona me benzinë tek makina e Flori Mumajesit'

TË GJITHA

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

22:54 : 11/05/2025

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

22:39 : 11/05/2025

Celibashi me vëzhguesit e huaj mbërrin në Parkun Olimpik për votat e Diasporës

22:29 : 11/05/2025

Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson

22:25 : 11/05/2025

Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

22:18 : 11/05/2025

“Edhe votën e blerë e përfshijnë në sondazhe”, Ndoka: I kisha 3 orë përpara rezultatet e “exit poll”-eve

22:14 : 11/05/2025

“Shqipërisë i ka ikur shansi për rotacion me këtë regjim” – Lubonja: PD do kontestojë zgjedhjet

21:54 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com