• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzoi ligjin për përgjimet nga Policia, reagon Avokati i Popullit: Fitore

18:05 : 05/07/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, i cili anuloi disa nene të ligjit që i jep të drejtë Policisë të përgjojë qytetarët, duke e konsideruar si një fitore këtë vendim.

“Avokati i Popullit, si një institucion kushtetues në mbrojtje dhe garantim të të drejtave të njeriut ka argumentuar se në rastin konkret kemi një cenim të së drejtës, të garantuar nga neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e për rrjedhojë edhe cënim të të drejtave dhe garancive kushtetuese për shtetasit shqiptarë.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit kërkoi shfuqizimin e nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe pezullimin e zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Shfuqizimi i Nenit 131 të këtij ligji ishte kërkuar pranë Gjykatës Kushtetuese edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ndërkohë, në mbështetje të kërkesave nga Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, institucioni i Presidentit të Republikës i cili më herët kishte ushtruar kompetencën e tij me dekret për ta kthyer këtë ligj për shkak se binte ndesh me Kushtetutën, ka kërkuar shfuqizimin e nenit 6, pika 29/1 të këtij ligji.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka pohuar në mënyrë të përsëritur se çdo ndërhyrje nga një autoritet publik në të drejtën e një individi për të respektuar jetën private dhe korrespondencën duhet të jetë “në përputhje me ligjin”. Kjo shprehje jo vetëm që kërkon pajtueshmëri me ligjin e brendshëm, por gjithashtu lidhet me cilësinë e këtij ligji, duke kërkuar që ajo të jetë në përputhje me shtetin e së drejtës.

Lexo edhe:

Aksidentoi turisten 19-vjeçare në Vlorë, vihet në pranga 47-vjeçari

Favorizuan ndërtuesit/ Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë (EMRAT)

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se neni 131, i lidhur me nenin 6, pika 29/1, i ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues “vetëm me ligj”, sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik.

Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese vendosi t’i japë të drejtë Avokatit të Popullit dhe t’i shfuqizojë e pezullojë nenet e cituara në shkelje të Kushtetutës. Avokati i Popullit në Shqipëri do të vazhdojë të shërbejë si një garant dhe kujdestar i të drejtave të njeriut në vendin tonë duke luftuar me çdo mjet e instrument ligjor që këto të drejta të mos cënohen në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Fitorja në betejën e fundit ligjore është vetëm një provë e kësaj gatishmërie”, thuhet në reagim.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidentoi turisten 19-vjeçare në Vlorë, vihet në pranga 47-vjeçari

15:08 : 30/06/2025
AKTUALITET

Favorizuan ndërtuesit/ Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë (EMRAT)

15:06 : 30/06/2025
BOTA

Irani: Pasurimi ynë bërthamor nuk do të ndalet kurrë

14:52 : 30/06/2025
AKTUALITET

Shkelja e barazisë në tendera/ Pezullohet nga detyra kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

14:38 : 30/06/2025
AKTUALITET

Rinumërohen 80 kuti në qarkun e Fierit, PD ka humbur më shumë vota sesa PS

14:30 : 30/06/2025
RAJONI

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën shumë afër Vuçiç-it

14:23 : 30/06/2025
Para

VIDEO/ Pasiguri e plotë edhe në det, shikoni se ç´bën motori i ujit mes pushuesve

TË GJITHA

Aksidentoi turisten 19-vjeçare në Vlorë, vihet në pranga 47-vjeçari

15:08 : 30/06/2025

Favorizuan ndërtuesit/ Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë (EMRAT)

15:06 : 30/06/2025

Irani: Pasurimi ynë bërthamor nuk do të ndalet kurrë

14:52 : 30/06/2025

Shkelja e barazisë në tendera/ Pezullohet nga detyra kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

14:38 : 30/06/2025

Rinumërohen 80 kuti në qarkun e Fierit, PD ka humbur më shumë vota sesa PS

14:30 : 30/06/2025

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën shumë afër Vuçiç-it

14:23 : 30/06/2025

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Osmani do të ftojë në takim krerët e partive politike

14:19 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com