• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta në Hungari takohet me Ader: Mirënjohje për mbështetjen e integrimit europian të Shqipërisë

16:40 : 05/07/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pasi mori pjesë në ceremoninë solemne të përurimit të bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u prit me nderime të veçanta shtetërore nga homologu i tij, János Áder, me të cilin zhvilloi fillimisht një takim kokë më kokë, dhe më pas, bisedime dypalëshe me delegacionet respektive zyrtare.

Në përfundim të bisedimeve dypalëshe, Presidenti Meta dhe Presidenti János Áder dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidenti i Republikës u shpreh: “Kam nderin dhe kënaqësinë që të zhvilloj një vizitë zyrtare në Budapest për të përuruar bustin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut në kryeqytetin hungarez, si dhe përfitoj nga rasti të falënderoj edhe njëherë Presidentit Áder si dhe autoritetet vendore të Budapestit për mikpritjen e tyre të ngrohtë e shumë miqësore!

Konstatova me shumë kënaqësi interesin e përbashkët në rritje për ta thelluar bashkëpunimin dypalësh, si dhe dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për ta forcuar atë gjithnjë e më shumë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të shkëlqyera, dhe sa historike aq edhe tradicionale.

Lexo edhe:

No Content Available

Ato janë zhvilluar dhe thelluar edhe më tej që nga shekulli i 15-të me bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik mes heronjve tanë Gjergj Kastrioti dhe Janosh Huniadi, për të vazhduar më pas në kuadër të krijimit të shtetit modern shqiptar më 1912 e deri në kohët e sotme.

83 vite më parë, Shqipëria pati fatin e madh që të kishte për Mbretëreshë, konteshën hungareze Geraldine Appony, ose ndryshe të quajtur Trëndafili i Bardhë i Hungarisë.

Dhe vitin e ardhshëm ne do të kremtojmë me krenari dhe arritje 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, prandaj edhe takimi i sotëm me Presidentin Ader ma forcoi bindjen se do ai përvjetor jubilar do të festohet me rezultate shumë pozitive.

Përfitova nga rasti që t’i shpreh homologut tim, Presidentit Áder, mirënjohjen e thellë të Shqipërisë e të shqiptarëve për mbështetjen që i kanë dhënë në kuadër të proceseve integruese në NATO dhe Bashkimin Europian.

Gjatë bisedimeve tona i kushtuam një vëmendje të veçantë bashkëpunimit dypalësh dhe atij në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Vlerësuam se mundësitë e bashkëpunimit ekonomik janë ende të pashfrytëzuara aq sa duhet dhe se shkëmbimet tregtare, ekonomike dhe turistike janë ende larg mundësive të prekshme të të dyja vendeve.

Një vëmendje tepër të veçantë ua kushtuam çeljes sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

E falënderova Presidentin Áder dhe qeverinë hungareze për mbështetjen e vazhdueshme e të qartë, që na motivuar më shumë për të vijuar në rrugën e mundimshme të reformave.

Jam i bindur se Hungaria do të kontribuojë në arritjen e konsensusit të nevojshëm brenda Bashkimit Europian në këtë drejtim.

Hungaria është një vend fqinj i rajonit tonë dhe shumë e interesuar për stabilitetin dhe zhvillimin e tij dhe ne e vlerësojmë shumë rolin e saj në këtë drejtim.

Gjatë kësaj vizite zyrtare do të kem nderin të pritem në takim të veçantë edhe nga Kryeministri Orbán.

Jam i sigurt se edhe takimi me të do të jetë në të njëjtën frymë miqësie e bashkëpunimit.

Edhe njëherë, faleminderit i nderuar President Áder për mikpritjen e ngrohtë e miqësore, si dhe për mundësinë e jashtëzakonisht të veçantë që më dhatë për të përuruar bustin e Heroit tonë Kombëtar dhe për të rifreskuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe historike mes dy vendeve dhe popujve tanë!”

Etiketa: meta hungari boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Prokurorja Blerta Hamza përballet me vetingun

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com