Idriz Batha magjeps rumunët. Mesfushori gjirokastrit, nuk ka humbur kohë, teksa ka nxjerrë menjëherë “flatrat” në aventurën e tij të re me skuadrën e UTA Arad.
Ish-kapiteni i Tiranës, realizoi një supergol me goditje dënimi nga 28 metra, në miqësoren ndaj sllovenënve të Alumunij, ku skuadra e Bathës, triumfoi me përmbysje.
Ky ishte goli i parë i 29-vjeçarit, me fanellën e UTA Arad, edhe pse në një ndeshje miqësore. Goditjet e dënimit janë një specialitet për Bathën, që preson të shndërrohet në një lider të vërtetë te skuadra e tij, në këtë aventurë të parë jashtë Shqipërisë.