Sergio Ramos pritet të zyrtarizohet si afrimi i radhës te PSG. Qendërmbrojtësi, i cili u largua pas 16 vitesh nga Real Madrid, ka pranuar ofertën e francezëve.
Momentalisht nuk janë publikuar shifra mbi përfitimet që mbrojtësi francez do të ketë. Gazetari i RMC Sport, Mohamed Bouhafsi, shkruan se Ramos ka arritur marrëveshje për dy sezone.
Ndër të tjera ai raporton se vëllai i mbrojtësit është në Paris dhe ka mbyllur gjithçka. Në ditët në vijim Ramos do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të vijë firma dhe zyrtarizimi.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1410625420098211844