• Kontakt
Tuesday, June 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zoti ka faj, la në të njëjtën tokë dhe Myzerimin, dhe Rilindjen… dihet kush doli tepër

15:23 : 28/06/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Enkel Demi

Në romanin “Mos harro të më kujtosh” Liridon Mulaj e ka parashkruar fatin e zi të Myzerimit, atij që e thërrasin “jetimi”. Shkrimtarët e kanë ves të parashikojnë fatet e njerëzve, shoqërive, botëve. Nuk dihet në është një shqisë e veçantë, me të cilën janë të pajisur, por ndjeshmëria e tyre e mbarsur nga ndodhitë e përditshmërisë i çon të arrijnë në përfundime tronditëse për të ardhmen shumë kohë para se ajo të trokasë në derë.

“Mos harro të më kujtosh” është një libër që flet, jo vetëm për Myzerimin e gjorë (ku dhe skena e vrasjes është pothuaj e njëjtë), por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila nuk është në buzë të greminës, por ka rënë në të. Çështja jonë e mbijetesës si komb është sa i thellë ka me qenë honi, kur të na prekin këmbët dheun.

Nëse shohim historinë e shqiptarisë nga tkurrja si kokoshi një thelë e deri tek rreziku i fshirjes nga faqja e dheut, përherë justifikim ka qenë i huaji. E patën fajin romakët, bullgarët, turqit, serbët a grekët, por asnjëherë ne vetë që çdo ditë të lume e kemi shtyrë duke luftuar sho-shoqin, duke vrarë mikun, fqinjin, të afërmin, gruan, vëllain, motrën, nënën, babën.

Jetojmë në një vend të padrejtë, thelbësisht të padrejtë, ku “këmbët po i bien kokës”. Në pushtet është një klikë, e cila e ka ndërtuar ardhmërinë e saj në thelbin e padrejtësisë. Klika nuk bashkëpunon me krimin, por është krimi. Ajka e ligjvënësve që “bëjnë ligjin” e PPP-ve, koncesioneve, pasunarisë janë banditë. Ajka e qeverisë, ajka e administratës bën trafik, urdhëron vrasje, grabit pronën. Ajka e policisë nuk e lejon, por udhëheq botën e nëdheshme të krimit. Ajka e drejtësisë ndëshkon “pemëthymit”, popullin, por e ka ngritur në sistem mbrojtjen e krimit. Ajka e ndërkombëtarëve, “gjykuesëve të pavarur” ka pranuar të paguhet, të marrë ryshfet nga paratë e pista që prodhon ky pushtet. Ka pranuar të ngjyejë gishtin në tortën e mjaltit të gjirizit që lartohet me qiellgërvishtëset larëse parash.

Lexo edhe:

Tabaku nga Strasburgu: Zëri i protestës së qytetarëve po dëgjohet në Parlamentin Europian

Berisha sfidon Ramën për transparencë mbi udhëtimet jashtë vendit: Lejo komisionin hetimor për 140 fluturime

Akti i fundit që ndodhi e që certifikoi këtë zallamahi qenë zgjedhjet që u njohën me turravrap nga këta “dramaturgë” që janë ulur në llozhën e teatrit, ku po luhet tragjedia e zhbërjes së një kombi.

Në këto kushte po ndodh e pamendueshmja; Shqipëria ka kaluar në një shoqëri post moderne, ku vendin e udhëheqin ligjet e tribusë, “jungle law” ose “ligji i xhunglës”. Çfarë presim ne të ndodhë, kur një “patronazhist” drejton trafikun e drogës nëpër Europë?

Fjalimi i udhëheqësit për “patronazhistët” ishte shërbet sa desh na zuri diabeti. Çfarë presim ne, kur të gjithë e dinë që u vodhën zgjedhjet, por na kanë thënë të qepim gojën… a u kapën ditës për diell tufëza rilindasish që votonin me qindra herë, por KQZ a gjykata as panë, as dëgjuan gjë? Po kë zgjodhën këto tufëza rilindasish? Kanë zgjedhur të qeverisin banditët, dallkaukët, vrasësit. Shikoni listën e shumicës që garanton klikën dhe duket sheshit. Cila është gjuha e banditit? Alltia. Të gjithë ata që po bëjnë gjëmën janë vrasës serialë, por që gjykatat e “Reformës në Drejtësi” i kanë lënë të lirë, madje u kanë thënë “na fal që të shkelëm këmbën”. Tani mos presim gjë cubat të kenë rregulla loje? Kodoshët e prostitutave do të garantojnë rendin publik apo të lirinë e shprehjes?

Tek e fundit, kur ha dhe thërrime do bësh. Thërrime është Myzerimi, për të cilin në gjithë këtë histori duhet të jemi të lumtur, se të paktën la jetën, por i doli emri. Për do ditë do ia thonë të tërë, madje edhe ata që e vranë, deri tek vjershëtorët melankolikë të rrjetit. Por, ka Myzerimë të tjerë që u ka humbur ymri.

… dhe kjo do të harrohet. Koha do të thërrasë në skenë Dritan Lelin me shokë. Këta do e kenë fajin, por jo krejt, sepse fajtori i vërtetë është Sali Berisha dhe jo vetëm. Faj ka edhe Bashkimi Europian që nuk na qas në derë. Faj kanë dhe ca që nuk heshtin, këta “armiq të demokracisë” që pengojnë sukseset e ndritura të “Reformës në Drejtësi”. Faj kanë dhe shqiptarët që nuk janë të tërë profesionistë, se punë ka sa të duash… te kullat e barit.

Në fakt, më shumë faj ka Zoti që na hodhi në këtë vend.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku nga Strasburgu: Zëri i protestës së qytetarëve po dëgjohet në Parlamentin Europian

13:10 : 16/06/2026
AKTUALITET

Berisha sfidon Ramën për transparencë mbi udhëtimet jashtë vendit: Lejo komisionin hetimor për 140 fluturime

13:02 : 16/06/2026
AKTUALITET

Zhupa takon delegacionin e Senatit francez, kërkon mbështetje për shfuqizimin e ligjit për ndërtimet në zonat e mbrojtura

12:56 : 16/06/2026
AKTUALITET

Protestat masive/ Revista gjermane, ‘Spiegel’: Edi Rama drejt rrëzimit nga pushteti

12:45 : 16/06/2026
AKTUALITET

Veliaj mbetet pas kafazit të xhamit, GJKKO refuzon edhe transmetimin live të seancave

12:38 : 16/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Lubia ka bërë 3 udhëtime me skaf drejt Greqisë, e kishte mbushur plot me…

12:32 : 16/06/2026
Para

Kazanë të “mbushur” me vota

TË GJITHA

Tabaku nga Strasburgu: Zëri i protestës së qytetarëve po dëgjohet në Parlamentin Europian

13:10 : 16/06/2026

Berisha sfidon Ramën për transparencë mbi udhëtimet jashtë vendit: Lejo komisionin hetimor për 140 fluturime

13:02 : 16/06/2026

Zhupa takon delegacionin e Senatit francez, kërkon mbështetje për shfuqizimin e ligjit për ndërtimet në zonat e mbrojtura

12:56 : 16/06/2026

Protestat masive/ Revista gjermane, ‘Spiegel’: Edi Rama drejt rrëzimit nga pushteti

12:45 : 16/06/2026

Veliaj mbetet pas kafazit të xhamit, GJKKO refuzon edhe transmetimin live të seancave

12:38 : 16/06/2026

Berisha: Lubia ka bërë 3 udhëtime me skaf drejt Greqisë, e kishte mbushur plot me…

12:32 : 16/06/2026

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

12:16 : 16/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetjojobetuyuşturucu satın albetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomCasibomjojobetcasibomgrandpashabetholiganbetjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş