Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia në portin e Barit para se të largohej me target për në Shqipëri.
Sipas medias italiane shtetasi shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur kishte me vete në një qese një shumë të hollash, plot 193 mijë euro.
Atij më pas iu sekuestruan 91,370 euro, ose 50% të shumës që tejkalon pragun prej 10 mijë euro, të lejuar nga ligji vendas, pasi nuk i kishte deklaruar.
Kontrollet janë kryer nga financierët në Bari së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopolit.
Ai është pyetur nga agjentët për burimin e këtyre të ardhurave, ndërsa policia po vijon hetimet në lidhje me këtë rast.
Shqiptari po kethehej për festat e fundvitit, por çdo gjë iu kthyhe përmbys me këtë që i ndodhi.