Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, pasi ka goditur me mjet të fortë fëmijën e saj 6 vjeç.
Fëmija për pasojë ka marrë plagë dhe është dërguar për mjekim në spital.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është mbajtur në burg.
“Lipjan 25.06.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare kishte goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre rreth 6 vjeç duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat lëndime i ofrohet shërbim mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.