Ka startuar në orën 21:00, sfida Itali-Austri, e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Kampionatit Europian.
‘’Axurrët’’ vijnë të favorizuar në letër pas shorti i rezervoi një përballje mjaft komode në krahasim me sfidat e tjera si Belgjikë-Portugali apo Gjermani-Angli. Roberto Mançini është shprehur mjaft optimist në daljet e tij duke thënë se ‘’do të rikthehemi përsëri të luajmë në Uembli’’.
Italia do të kërkojë të vendos dhe një rekord personal në këtë sfidë, ku në rast triumfi mbrëmjen e sotme do të bëhet kombëtarja e parë e pamposhtur në 31 ndeshje radhazi.
Klikoni LINKUN për të ndjekur ndeshjen direkt.