• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekspertja e Bankës Botërore: Pse u rrit më shumë varfëria në Shqipëri gjatë pandemisë

10:04 : 26/06/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Ana Maria Oviedo, Ekonomiste e Lartë, e cila mbulon çështjet e varfërisë për Rajonin dhe Shqipërinë, tha se rritja ekonomike në dekadën e fundit është bërë më pak produktive në reduktimin e varfërisë.

Sipas saj, midis vitit 2002 dhe 2008, rritja ekonomike prej 1% të PBB-së u shoqërua me ulje të varfërisë me 1.2%. Pas vitit 2014, elasticiteti i rritjes së varfërisë ra.

Një rritje prej 1% e PBB-së rezultoi vetëm në një ulje të varfërisë prej 0.8%. Në intervistën për “Monitor”, ajo dha disa rekomandime për uljen e fenomenit.

Shqipëria kishte rënien më të ulët ekonomike pas Serbisë në rajon në vitin 2020, por nga ana tjetër, gjatë pandemisë, numri i të “varfërve të rinj” u rrit më shumë se në çdo vend tjetër. Pse po ndodh kjo?

Banka Botërore ka vlerësuar ndikimet e mundshme të pandemisë së COVID në varfëri, bazuar në të dhënat historike, rënien e PBB-së në vitin 2020 dhe masat që morën qeveritë në të gjithë rajonin, sepse nuk ka ende një numër zyrtar për nivelin e varfërisë në Shqipëri, ose ndonjë vend tjetër të Ballkanit Perëndimor për vitin 2020.

Lexo edhe:

Aksident në Malësinë e Madhe, dy të plagosur

KLSH renditi abuzimet, Xhafaj kërcënon i tensionuar: Do t’ju vijmë për kontroll

Në Shqipëri, Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 3.3% më 2020, një tkurrje tre herë më e madhe se në Serbi. Për më tepër, Serbia zbatoi një paketë shumë të madhe stimuluese fiskale, e cila lehtësoi në mënyrë të konsiderueshme krizën.

Banka Botërore ka vlerësuar se varfëria në Shqipëri mund të ishte rritur me rreth 1 pikë përqindje (28,000 të varfër të rinj) nëse merret parasysh lidhja historike ndërmjet rritjes së PBB-së dhe uljes së varfërisë.

Ndikimi është më i madh se, për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por më i vogël se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Bazuar në simulime më konservatore që supozojnë humbje të mëdha të të ardhurave gjatë periudhës së mbylljes prej pandemisë, ndikimi i vlerësuar mbi varfërinë mund të jetë më i lartë (deri në 3.9 pikë përqindje, ose rreth 111 mijë të varfër të rinj).

Këto rezultate tregojnë një gamë të gjerë të ndikimeve të mundshme të varfërisë. Arsyeja kryesore është se një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare jeton me të ardhura për frymë afër kufirit të varfërisë prej 5.5 dollarësh në ditë. Për këtë arsye, ndryshime të vogla në të ardhura mund të gjenerojnë efekte të mëdha në varfëri.

Banka Botërore, në raportin e fundit rajonal, analizoi se midis 2014 dhe 2019 varfëria ra më ngadalë, me rreth 1 pike përqindje në vit, pavarësisht se rritja mesatare vjetore e PBB-së ishte 3%.

A po vuan Shqipëria nga një shpërndarje e pabarabartë të rritjes ekonomike?

Ulja e varfërisë iu përgjigj më pak rritjes ekonomike që nga viti 2014, krahasuar me periudhën e parakrizës.

Midis vitit 2002 dhe 2008, rritja ekonomike prej 1% të PBB-së u shoqërua me ulje të varfërisë me 1.2%. Pas vitit 2014, elasticiteti i rritjes së varfërisë ra. Një rritje prej 1% e PBB-së rezultoi vetëm në ulje të varfërisë prej 0.8%.

Në kontrast me periudhën parakrizës, ku të varfrit përfituan nga rritja e fortë e pagave, veçanërisht për punë me aftësi të ulëta, që nga viti 2014, varfëria u ul kryesisht për shkak se më shumë njerëz të varfër ishin të punësuar, por jo se të punësuarit po merrnin fitime më të larta. Sidoqoftë, fitimet nga punësimi në mesin e punonjësve me aftësi të ulëta nuk kanë qenë të mjaftueshme për të gjeneruar të ardhura të mjaftueshme për familjet e varfra, në mënyrë që varfëria të zvogëlohej më shpejt.

Çfarë politikash duhet të aplikojë vendi që të sjellë treguesin e varfërisë në trend rënie?

Varfëria në Shqipëri është e lidhur ngushtë me nivelin e arsimit të kryefamiljarit, numrin e anëtareve të familjes, punësimin midis të rriturve dhe kushtet e strehimit. Në këtë drejtim, politikat që ulin boshllëqet në këto drejtime ka të ngjarë të kenë ndikim pozitiv në uljen e varfërisë.

Investimi në aftësitë e të rinjve (nëpërmjet arsimit) dhe të rriturve (nëpërmjet programeve të tregut të punës); rritja e ndihmës sociale për fëmijët dhe të rriturit e moshuar në varfëri; lehtësimi i gjenerimit të punësimit sidomos në qytetet e vogla dhe zonat rurale, si dhe përmirësimi i strehimit dhe shërbimeve sociale, do të krijonin përmirësime të drejtpërdrejta në cilësinë e jetës për të varfrit dhe do të siguronin ulje të qëndrueshme të varfërisë me kalimin e kohës, duke rritur të ardhurat nga puna të njerëzve./Monitor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Malësinë e Madhe, dy të plagosur

14:54 : 06/11/2025
AKTUALITET

KLSH renditi abuzimet, Xhafaj kërcënon i tensionuar: Do t’ju vijmë për kontroll

14:45 : 06/11/2025
AKTUALITET

“8.2 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë”, Braçe: KLSH nxorri në pah qasjen abuzive të Doganave dhe Tatimeve

14:43 : 06/11/2025
AKTUALITET

Do kandidojë për Avokat Populli, Endri Shabani jep dorëheqjen nga Nisma Thurje, zgjidhet kryetari i ri

14:30 : 06/11/2025
AKTUALITET

Nadir Çausholli, akuza për mashtrim 700 mijë euro. Gjyqtari Hazbi Balliu: Paguaj 40 mijë euro dhe je në rregull

14:29 : 06/11/2025
AKTUALITET

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

14:24 : 06/11/2025
Para
Foto ilustruese

Në kërkim për plagosje të rëndë, arrestohet në Vlorë

TË GJITHA

Aksident në Malësinë e Madhe, dy të plagosur

14:54 : 06/11/2025

KLSH renditi abuzimet, Xhafaj kërcënon i tensionuar: Do t’ju vijmë për kontroll

14:45 : 06/11/2025

“8.2 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë”, Braçe: KLSH nxorri në pah qasjen abuzive të Doganave dhe Tatimeve

14:43 : 06/11/2025

Do kandidojë për Avokat Populli, Endri Shabani jep dorëheqjen nga Nisma Thurje, zgjidhet kryetari i ri

14:30 : 06/11/2025

Nadir Çausholli, akuza për mashtrim 700 mijë euro. Gjyqtari Hazbi Balliu: Paguaj 40 mijë euro dhe je në rregull

14:29 : 06/11/2025

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

14:24 : 06/11/2025

Shkelje e barazisë në tendera, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai

14:04 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com