• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Florida, ende dhjetëra të pagjetur nën rrënoja. Dëshmitarët: Skena që të kujtojnë 11 shtatorin

09:02 : 25/06/2021
në BOTA

Një ndërtesë 12-katëshe që shembet si një kështjellë rëre gjatë natës, ndërsa dhjetëra banorë janë duke fjetur, një ulërimë e ngjashme me bubullimën dhe më pas një re tymi, një grumbull rrënojash, njerëz që bërtasin dhe ikin. Skena që të kujtojnë 11 shtatorin është tragjedia që ndodhi në Surfside, një qytet në veri të Miami Beach në Florida. Bilanci i parë tregon të paktën 3 të vdekur, por 100 janë ende të zhdukur.

“102 njerëz u gjetën midis atyre që jetonin në godinë të shembur në periferi të Miami Beach”. Kjo u njoftua në konferencën e fundit nga Daniella Levine Cava, Kryetare e Komunës së Miami-Dade, duke konfirmuar se 100 njerëz janë ende të zhdukur.

“Ne jemi duke punuar ditë e natë, zjarrfikësit nuk lënë pas dore asnjë detaj,” shtoi ajo.

“Është shumë e trishtueshme kur njerëzit nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me familjet e tyre,” tha Jose Diaz, kreu i këshillit të komisionerëve të Miami-Dade. “Ata janë të dëshpëruar, ata duan të dinë se çfarë ka ndodhur. Ne po vazhdojmë të kërkojmë”, shpjegoi ai.

Mes 100 të zhdukurve janë edhe motra e zonjës së parë të Paraguait dhe 20 shtetas izraelitë, që kanë frikë nga më e keqja për sa i përket viktimave, ndërsa qindra zjarrfikës dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuarit në një skenar apokaliptik, edhe me qen dhe dron.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

Pasi lodhen nga lëvizja e copave të betonit dhe mbetjeve të tjera inerte, ekipi zëvendësohet nga një grup tjetër kolegësh që puna të vazhdojë pa ndërprerje, tha shefi i shërbimeve zjarrfikëse për Floridën.

Imazhet e kamerave të vëzhgimit të zonës, të treguara nga rrjetet amerikane lënë pak shpresë për të gjetur të mbijetuar të tjerë, përveç 35 personave të nxjerrë nga rrënojat. Midis tyre edhe një djalë, shpëtimi i të cilit u transmetua drejtpërdrejt në TV.

“Unë kurrë nuk kisha parë kaq shumë ambulanca në jetën time, dukej si një skenë nga 11 shtatori”, thonë disa dëshmitarë, “është si një bombë që ka shpërthyer”. “Më keq se një tërmet”, thonë të tjerët.

Autoritetet nuk kanë bërë spekulime për shkakun e shembjes. Në video shihet pjesa qendrore që shembet e para, ndërsa seksioni më pranë bregut dridhet dhe fillon të shembet disa sekonda më pas. Ndërkohë një re e madhe pluhuri mbështjell gjithë zonën.

Mësohet se në tarracën e ndërtesës po bëheshin punime, por zyrtarët thonë se nuk shohin mundësi që këto punime të kenë shkaktuar shembjen.

Presidenti Joe Biden ka premtuar të ofrojë ndihmë federale nëse kërkohet.

Kryebashkiaku tha se disa hotele kanë ofruar të strehojnë banorët e zhvendosur dhe se po organizohen operacione për t’u dërguar ushqime e ilaçe sipas nevojave.

Afro gjysma e 130 njësive të banimit në këtë kompleks u dëmtuan/shkatërruan nga shembja. Ndërkaq, janë sjellë pajisje të rënda për të stabilizuar pjesën e paprekur të ndërtesës.

Kompleksi u ndërtua në 1981. Ai përbëhej nga apartamente me dy dhoma gjumi me një vlerë 600,000-700,000 dollarë. Në këtë zonë gjenden apartamente të vjetra me qira, shtëpi dhe komplekse banimi, restorante e dyqane që frekuentohen nga banorë të përhershëm dhe turistë. Në zonë ka plot imigrantë rusë, familje hebraike dhe banorë që jetojnë për disa muaj të vitit në Florida, kur duan të largohen nga zonat e ftohta në veri të vendit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026
BOTA

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026
BOTA

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026
AKTUALITET

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026
BOTA

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026
BOTA

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026
Para

Denoncoi babain për përdhunim, 29-vjeçarja shqiptare: Viktimë jam unë dhe motra, ka nisur që kur ishim 4-vjeçe

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş