• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

11 lojtarë të larguar me parametra zero nga Partizani, keqmenaxhimi i drejtuesve me kontratat e lojtarëve

17:30 : 23/06/2021
në SPORT

Kontratat 1-vjeçare janë bërë shpesh problem për klubet e ndryshme të Superiores. Edhe pse mund të kenë investuar shumë për lojtarë të ndryshëm, në fund ata që kanë dalë të fituar kanë qenë vetëm lojtarët. Rasti konkret dhe më i freskët në elitën tonë të futbollit është klubi i Partizanit.

Që pas ngjitjes në elitë, kryeqytetasit kanë pasur shumë “hyrje-dalje”. Megjithatë pjesa menaxheriale ka lënë për të dëshiruar. Në një analizë të shkurtër rezulton që nga Partizani është larguar një formacion i plotë me parametra 0. Lojtarë që në elitën tonë kanë bërë apo do të bënin ende diferencën.

Nga porta e nisim me Mario Dajsinanin, portierin e cilësuar si talent që do t’i vlente shumë për të ardhmen. Ai u largua drejt Skënderbeut pasi nuk pranoi të rinovonte.

Mbrojtja e kuqe nis nga dy lojtarë të cilët kanë bërë diferencën asokohe te kryeqytetasit. Në linjën e djathtë të mbrojtjes, Arbnor Fejzullahi i dha fund aventurës në Tiranë mes shumë polemikave. Në qendër të prapavijës kujtojmë Amir Rrahmanin, qendërmbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës që sot luan në Seria A. Edhe nga shtatlarti Partizani nuk arriti të përfitonte asgjë. E njëjta histori edhe me Sodiq Atandën, i cilësuar si “stoperi” më i mirë në vendin tonë. Afrikani nuk pranoi të zgjaste bashkëpunimin dhe u largua nga Shqipëria. E për t’iu rikthyer “vesit” të vjetër, Esin Hakaj bën që ngjarjet të duken si “deja-vu” në kampin e kuq. Ai është pranë transferimit në Turqi dhe Partizani nuk do të përfitojë sërish asgjë.

Për të kaluar në repartin e mesfushës, emrat që janë të shumtë. Megjithatë vlen të përmendim Bruno Telushin, “ushtarin” vlonjat që çdo ekip në Superiore do të donte ta kishte në organikë. Ai u largua te Kukësi e më pas jashtë vendit. E njëjtë gjë dhe me Idi Bathën, që në prapaskenë, nuk u respektua siç i kishte hije një kapiteni. Ai u transferua në Vlorë, për të mbajtur më pas shiritin e kapitenit te Tirana. Së fundmi, Rron Broja i dha lamtumirën të kuqve, pas një sezoni fantastik nën urdhrat e Ilir Dajës. Destinacioni i ri pritet të jetë Hungaria, por sërish për Partizanin nuk ka asnjë të ardhur.

Lexo edhe:

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

Në linjën e majtë të sulmit dikur rreshtohej, Agustin Torasa. Shtatshkurtri argjentinas, ndër më të mirët në vendin tonë, nuk pranoi të rinovonte me të kuqtë pas dy sezoneve fantastike. Kryeqytetasit e promovuan në arenën europiane, mirëpo sa i përket financave, sërish asnjë përfitim. Po ashtu ndodhi dhe me Jasir Asanin, i cili erdhi nga Maqedonia e Veriut si një futbollist i lirë. Madje në shtetin fqinj, asnjë skuadër nuk e preferonte në organikë, ndërsa te Partizani iu dha menjëherë mundësia të tregonte vlerat e tij. Shkëlqeu me të kuqtë dhe ishte pikërisht lojtari i duhur për të mbushur arkat e klubit.

Por, mëngjërashi priti sa t’i përfundonte kontrata duke u larguar si bashkëlojtarët e sipërmendur. E për ta përmbyllur këtë histori të trishte, me probleme të theksuara menaxheriale te Partizani, është pikërisht Erald Çinari. Sulmuesi shkodran qëndroi pushim gjysmë sezoni për shkak të një dënimi nga ana e FIFA-s. Por, me të përfunduar penalizimi drejtuesit në bashkëpunim me stafin teknik i dha terren në fushën e blertë për të treguar cilësitë e tij. E pikërisht këto vlera e ndihmuan në aspektin individual, ndërsa për klubin e Partizanit ishte prap një investim i gabuar.

Vlen të theksohet se të gjithë lojtarët e përmendur janë aktivë në futboll dhe shumë prej tyre në kulmin e karrierës. Në Shqipëri kontratat afat-shkurtra janë problem serioz. Si në rastin “Partizani” që investon, kontribuon dhe promovon shumë lojtarë, të cilët e përdorin e ekipin e kuq si trampolinë për karrierën e tyre në arenën europiane. /Newsport.al/

FORMACIONI I LOJTAREVE TË LARGUAR:
Dajsinani; Fejzullahi – Rrahmani – Atanda – Hakaj; Telushi – Batha – Broja; Torasa – Çinari – Asani

Lajme të lidhura

BOTA

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

18:14 : 17/08/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

17:55 : 17/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata lë në burg autorin dhe familjarët e tij

17:37 : 17/08/2025
AKTUALITET

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025
BOTA

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025
Para

E RËNDË/ Përdhunohet 25-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor

TË GJITHA

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

18:14 : 17/08/2025

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

17:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata lë në burg autorin dhe familjarët e tij

17:37 : 17/08/2025

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com