Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares në Greqi, ndërsa ngjarja ka ende momente të pazabardhura.
Teksa sot burri i viktimës, Babis Anagnostopoulos, doli përpara gjykatës në të cilën u ngrit pretendimi se mes çiftit para se të ndodhte krimi ka pasur përplasje fizike, dëshmia e shoqes së Carolinë e rrëzon këtë alibi.
Mikesha e viktimës tha se Caroline merrej me arte marciale dhe se ishte e fortë fizikisht. Mes të tjerash ajo rrëfeu në gjykatë se nëse ata vërtetë do të ishin zënë, Caroline do e rrihte.
“Së pari më lejoni t’ju them, Caroline merrej me arte marciale. Ajo ishte një vajzë e gjatë në gjendje të shkëlqyeshme fizike. Ajo do ta kishte zhdëpur Babisin në dru. Nuk kishte shans që ai të konfliktohej me Caroline dhe të fitonte”, -tregon mikesha e 20-vjeçares. Kujtojmë se ditën e premte pritet që 33-vjeçari të dëshmojë dhe t’u drejtohet gjykatës me pretendimet e tij.