• Kontakt
Saturday, June 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasjet Rama-Meta, Kushtetuesja zbardh vendimin në rastet e dekreteve të ministrave

16:32 : 18/06/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata kushtetuese ka dhënë vendimin lidhur me mosmarrëveshjet mes kryeministrit dhe presidentit lidhur me çështjen e dekretimit të ministrit të Jashtëm.

Rama emëroi si Ministër të Jashtëm Gent Cakajn, por ky i fundit nuk u dekretua nga ana e Presidentit Ilir Meta.

Në këtë situatë, Gent Cakaj, u emërua si zëvendës ministër i Jashtëm.

Ndërsa në vendimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese, thuhet se vendimi për emërimin e ministrit të jashtëm bëhet nga tri organe: Kryeministri, Presidenti dhe parlamenti.

“Si rregull, të tria pushtetet dhe organet e pavarura kushtetuese, në mungesë të mosmarrëveshjeve midis tyre, veprojnë duke zbatuar parimin e ndarjes dhe të balancimit të pushteteve.

Lexo edhe:

11 grabitje brenda pak ditëve në Lezhë, arrestohet dyshja që hapte dyqanet natën

Tragjedi në Itali, gjenden të pajetë tre alpinistë pas aksidentit fatal

Ndërsa kur, për shkak të faktorëve politiko-shoqërorë, ato mbajnë qëndrime të ndryshme ndaj normave kushtetuese, duke krijuar situata konflikti, janë të detyruara të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, duke zbatuar parimin e luajalitetit kushtetues, i cili shndërrohet në element thelbësor dhe detyrues për rivendosjen e funksioneve reciproke të pushteteve ose organeve të pavarura.

Parimi i bashkëpunimit luajal shpreh nevojën e krijimit të një modeli qeverisjeje ku mekanizmat veprojnë në mënyrë eficiente, pasi një model i tillë, me detyrimin që cakton ndaj organeve, e bën Kushtetutën funksionale”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

PËR KËTO ARSYE:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, shkronja “ç” dhe 134, pika 1, shkronja “b”, të Kushtetutës, si dhe neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njëzëri,

V E N D O S I:
1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
2. Pushimin e gjykimit për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
3. Interpretimin përfundimtar të nenit 98 të Kushtetutës, për sa vijon:
– Në procedurën e emërimit dhe të shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe ai i ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
– Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tri organeve të mësipërme.
– Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantojë përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.
– Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër bëhet nga të tria organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Marrë më 25.05.2021
Shpallur më 18.06.2021

Lajme të lidhura

AKTUALITET

11 grabitje brenda pak ditëve në Lezhë, arrestohet dyshja që hapte dyqanet natën

14:22 : 13/06/2026
BOTA

Tragjedi në Itali, gjenden të pajetë tre alpinistë pas aksidentit fatal

14:16 : 13/06/2026
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët një biznes në Mamurras, çfarë dyshohet

14:01 : 13/06/2026
RAJONI

Ministri i Jashtëm grek në Beograd: Athina nuk do ta njohë Kosovën

13:51 : 13/06/2026
AKTUALITET

Zhdukja e Eglant Koçit/ Dyshohet se Armand Shakaj e vrau dhe e groposi, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve

13:32 : 13/06/2026
SHOW BIZ

Nga Tom Cruise, Brad Pitt, e Di Caprio, yjet e Hollywood të pranishëm në debutimin e SHBA-së në Botëror

13:15 : 13/06/2026
Para

Suedi-Sllovaki/ Penallti për nordikët, shikoni ekzekutimin e sulmuesit të Leipzig

TË GJITHA

11 grabitje brenda pak ditëve në Lezhë, arrestohet dyshja që hapte dyqanet natën

14:22 : 13/06/2026

Tragjedi në Itali, gjenden të pajetë tre alpinistë pas aksidentit fatal

14:16 : 13/06/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në Mamurras, çfarë dyshohet

14:01 : 13/06/2026

Ministri i Jashtëm grek në Beograd: Athina nuk do ta njohë Kosovën

13:51 : 13/06/2026

Zhdukja e Eglant Koçit/ Dyshohet se Armand Shakaj e vrau dhe e groposi, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve

13:32 : 13/06/2026

Nga Tom Cruise, Brad Pitt, e Di Caprio, yjet e Hollywood të pranishëm në debutimin e SHBA-së në Botëror

13:15 : 13/06/2026

Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun

13:01 : 13/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusumatbetholiganbetgrandpashabetcratosroyalbet girişdeneme bonusugrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet