Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka bërë një periudhë të gjatë pauze në muzikë, mirëpo do të rikthehet së shpejti dhe këtë herë me një këngë ritmike.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja, me anë të një postimi në Instastory. Rozana ka publikuar video nga studioja, bashkë me kompozitorin Gramoz Kozeli.
“Pas 10 vitesh vi me një këngë ritmike. Më besoni, me zor po pres. Po vi, po vi”, ka shkruar ajo krahas videos.