• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Bledar Seferit/ Lista e plotë

10:35 : 15/06/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja) si dhe të familjarëve të tij. Referuar një njoftimi zyrtar, SPAK kërkon konfiskimin e 10 pasurive dhe llogarive bankare, mes të cilave 5 janë automjete.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar verifikimet në lidhje me procedimin pasuror Nr.1/2020, në ngarkim të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.03 datë 07.02.2020, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja) dhe familjarëve të tij, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të procesit të hetimit pasuror u arrit në konkluzionin se lidhur me pasuritë e sekuestruara ekzistojnë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për të vendosur konfiskimin e tyre. Në këto kushte Prokuroria e Posaçme me datë 15.06.2021, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij, si më poshtë:

1. Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.
2. Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.
3. Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.
4. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008
5. Automjet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;
6. Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;
7. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;
8. Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;
9. Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.
10. Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

Lexo edhe:

Belshi pa energji elektrike në ditën më të nxehtë

OKB: Një në tre persona në Gaza kalon ditë pa ushqim, furnizimet ajrore janë të pamjaftueshme

Kush është Bledar Seferi

Bledar Seferi, sipas raportimeve, ka vepruar në Amsterdam të Holandës dhe Bari të Italisë, si pjesë e një grupi kriminale dhe më pas ka vepruar në Shqipëri, duke hapur biznese të ndryshme, duke filluar nga dyqan Fast-Food e deri tek një kompani ‘Cosimo Rey Plastica’.

Seferi dyshohet se ka mbajtur bashkëpunim me grupin e Eldi Dizdarit në Holandë e Itali, por sipas dosjes italiane ka bashkëpunuar dhe me persona si, Giusepe Di Cosimo që njihet me nofkën ‘Pinoku’, Cristian Di Cosimo, Giuseppe Signorile, Sebastiano Porro dhe Shkëlzen Dacin.

Giusepe dhe Kristian Di Cosimo, janë babai dhe vëllai i njërit nga anëtarët e këtij grupi të arrestuar në Durrës, për llogari të autoriteteve italiane.

Por gjatë operacionit policia i gjeti Giovanni Di Cosimo dhe sekuestroi një sasi prej 367.5 gram hashash,për të cilën tashmë është dënuar.

Ndërkohë në Shqipëri Di Cosimo dhe Bledar Seferi, ka dhe një tjetër proces gjyqësor të hapur, pasi në muajin shkurt 2020 prokuroria e posaçme SPAK, i ka sekuestruar pasuritë, Bledar Seferit, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe bashkëpunëtorit të tij Italian, Giovanni Di Cosimo.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, i ka bllokuar italianit Giovanni Di Cosimo, 9 asete pasurore, mes tyre një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, arë dhe truall me sipërfaqe 5 mijë e 954 m2, 4 makina dhe 2 llogari bankare 3 mln lekë e 22 mijë €.

Ndërkohë që familjarëve të Seferit i janë sekuestruar 4 llogari bankare me vlerë rreth 50 mijë €. Kompania e ‘Cosimo Rey Plastica’, ka kaluar në pronësi të familjarëve të Seferit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Belshi pa energji elektrike në ditën më të nxehtë

13:07 : 26/07/2025
BOTA

OKB: Një në tre persona në Gaza kalon ditë pa ushqim, furnizimet ajrore janë të pamjaftueshme

13:06 : 26/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Flamurtari bëhet “i frikshëm”, transferon lojtarin që vlen 600 mijë euro në treg

12:43 : 26/07/2025
AKTUALITET

Korçë/ Arrestohet 24-vjeçari maroken që ndihmonte emigrantët të hynin ilegalisht në Shqipëri

12:42 : 26/07/2025
BOTA

Trump flet nga Skocia: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

12:33 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zbardhet vrasja e babait në Fier! Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti

12:27 : 26/07/2025
Para

Jay-Z dhe Beyonce janë zyrtarisht pronarët e makinës më të shtrenjtë në botë

TË GJITHA

Belshi pa energji elektrike në ditën më të nxehtë

13:07 : 26/07/2025

OKB: Një në tre persona në Gaza kalon ditë pa ushqim, furnizimet ajrore janë të pamjaftueshme

13:06 : 26/07/2025

Zyrtare/ Flamurtari bëhet “i frikshëm”, transferon lojtarin që vlen 600 mijë euro në treg

12:43 : 26/07/2025

Korçë/ Arrestohet 24-vjeçari maroken që ndihmonte emigrantët të hynin ilegalisht në Shqipëri

12:42 : 26/07/2025

Trump flet nga Skocia: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

12:33 : 26/07/2025

Zbardhet vrasja e babait në Fier! Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti

12:27 : 26/07/2025

Aksioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal të kokainës, kush është personi i katërt që u arrestua

12:16 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com