• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E nisi kandidat për Kryetar të PD, Shehaj po e mbyll si reklamues i emisionit të Fevziut

16:31 : 14/06/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Agron Shehaj, i cili mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit dhe garoi për kreun e PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit, arriti të marrë 6038 vota, nga 41097 që u hodhën në kutitë e votimit.

Shehaj një ditë më parë denoncoi ato që i konsideroi si parregullsi lidhur me zgjedhjet, ndërsa sot pritej që ai, si kandidati i dytë më i votuar pas Lulzim Bashës, të paraqitej dhe të shprehte kontestimet, qëndrimet apo çdo lloj mendimi tjetër përsa i takon zgjedhjeve, standardeve, manipulimeve, tjetërsimeve, garës, apo çdo fenomeni tjetër që sipas tij mund të ketë ndikuar në proces.

Kjo do të tregonte jo vetëm kurajo dhe qëndrim, por do të ishte edhe falenderimi më i mirë që mund t´i bëhej mijëra demokratëve, që besuan te ai, si Kryetar i PD-së.

Shehaj as më shumë dhe as më pak duhej të vepronte si Fatbardh Kadilli, që u shfaq në selinë e PD dhe dha mendimet e tij, shfaqi qëndrimin dhe zgjodhi të pranonte rezultatin. Shehaj si kandidat mund të shfaqej njëlloj, të deklaronte një qëndrim, qoftë edhe mosnjohje të rezultatit, me ose pa argumente, por të paktën do të mbyllte një proces me dinjitet.

Ato 6 mijë demokratë që votuan një ditë më parë Shehajn e meritonin kaq respekt nga kandidati, sikundër meritojnë po kaq respekt edhe ato 35 mijë të tjerët që zgjodhën të votonin për kandidatët e tjerë.

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 10 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Anglia “shkërmoq” Serbinë në Beograd, “Tre Luanët” shkëlqejnë me 5 gola

Në fakt deputeti-kandidat për kryetar zgjodhi të reagonte në rrjetet sociale, jo për të mbajtur një qëndrim, as për të shprehur kritika për një proces që nuk ishte perfekt, por për të njoftuar se do të dilte në një emision televiziv.

Më konkretisht, pasi falenderonte dhe shprehte mirënjohje për ata që e votuan, punuan dhe besuan te ai, Shehaj shkruante se do të jetë mbrëmjen e sotme te emisioni “Opinion” në Tv Klan, ora 22:00, ku ai do të shfaqë me shumë gjasa idetë, mendimet, qëndrimet, dhe çdo gjë tjetër lidhur me procesin zgjedhor, ndoshta edhe për të ardhmen e tij politike.

Që i bën reklamë një emisioni televiziv nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi në këndvështrimin e deputetit Shehaj, mund të ketë veçse të mira, por çështja është se 24 pas zgjedhjeve, ai ka një detyrim moral ndaj demokratëve, që e votuan ose jo, përsa kohë zgjodhi të drejtonte këtë parti.

Shehaj ishte në një garë për kryetar, nuk ishte në një garë se kujt emisioni mund t´i bëjë reklamë, as se në cilën studio televizive do të shfaqet për të dhënë argumentet pro apo kundër.

Në kushte të tilla, minimalisht para se të njoftonte praninë e tij në “Opinion”, kandidati i dytë më i votuar në garën e djeshme, duhej të zgjidhte një tjetër format për të shprehur kontestimet, nëse do të bëjë një gjë të tillë, qoftë edhe për të respektuar ata gazetarë që i pasqyruan fushatën, takimet, i krijuan mundësinë për të komunikuar me demokratët apo bazën e partisë.

Në fakt Shehaj zgjodhi, që para detyrimit moral ndaj çdo demokrati apo personi që besoi te kandidatura e tij, të mbyllë procesin zgjedhor me një njoftim-reklamë për emisionin ku do të jetë i pranishëm.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 10 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 09/09/2025
SPORT

Anglia “shkërmoq” Serbinë në Beograd, “Tre Luanët” shkëlqejnë me 5 gola

22:58 : 09/09/2025
AKTUALITET

A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

22:55 : 09/09/2025
AKTUALITET

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

22:51 : 09/09/2025
SPORT

Shqipëria mban gjallë shpresat për Botëror, penalltia e Asllanit vulos fitoren ndaj Letonisë

22:44 : 09/09/2025
BOTA

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025
Para

E akuzuan për vjedhje të plehrave/ Qytetari rom fiton gjyqin ndaj Lali Erit

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 10 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 09/09/2025

Anglia “shkërmoq” Serbinë në Beograd, “Tre Luanët” shkëlqejnë me 5 gola

22:58 : 09/09/2025

A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

22:55 : 09/09/2025

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

22:51 : 09/09/2025

Shqipëria mban gjallë shpresat për Botëror, penalltia e Asllanit vulos fitoren ndaj Letonisë

22:44 : 09/09/2025

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

22:24 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com