Anglia ka kaluar në avantazh ndaj Kroacisë në minutën e 56-të. Autori i golit për kombëtaren e “Tre Luanëve”, është anësori i Man.City-t, Raheem Sterling.
Pas një super aksioni, Stërling gjendet përpara portës dhe nuk gabon duke shënuar dhe ndëshkuar kroatët.
Ndeshja është e vlefshme për Grupin D të Europianit, teksa marrin pjesë edhe Republika Çeke dhe Skocia.