Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 2 persona, pasi dyshohen se po ndërtonin pa leje.
Në pranga kanë rënë shtetasit, Artan Osmani 49 vjeç dhe Gëzim Lila, 49 vjeç.
Në njoftimin zyrtar të Policisë, thuhet se shtetasi Artan Osmani, është konstatuar nga uniformat blu, duke ndërtuar pa leje në lokalin e tij në rrugën “Ymer Kurti”.
Ndërsa gjithashtu, edhe shtetasi Gëzim Lila, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Bastar Murriz.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.