Sali Berisha ka pranuar të dëshmojë, ka dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit para prokurorëve të huaj, ndërsa iu shmang hetimit për ngjarjet e Tropojës. A ka frikë ai nga hetimi?“Asnjëherë! Unë dëshminë time për vrasjen e Azemit e kam bërë me vullnet të plotë. Nuk ja kam bërë Arben Rakipit. Ai ishte avokati i krimit në atë kohë. Dëshmia ime dhënë ambasadorit amerikan që ai e dorëzoi tek prokurorja ishte këmbëngulja jonë hetimi ndërkombëtar dhe ata erdhën dhe dënuan disa prej atyre. Të tjerët i eleminuan nga dosja. Vrasësit direkt të Azemit morën ndëshkim, organizatorët nuk ishte në dorën tonë. Unë dhashë të gjithë dhe dija jo pak“, u përgjigj ai në një intervistë në Top Story.













