Një punonjëse e ministrisë së publikut federal të brendshëm belg në Bruksel, ekuivalente nga ministria e Brendshme, është pezulluar pasi i janë përhapur disa foto erotike në ambientet e brendshme të ministrisë.
Lajmi është bërë i ditur nga Le Soir, ku shtohet se gruaja është ankuar për pezullimin nga puna që i kanë bërë, duke u shprehur se në fund të fundit bëhet fjalë për jetën e saj private dhe kjo gjë nuk ka lidhje fare me punën. Kuptohet, të gjitha justifikimet i kanë rënë dhe nuk i janë marrë për bazë.
“Pamjet erotike janë bërë në ashensor dhe në zyrën e drejtorisë së përgjithshme”, – ka thënë zëdhënësi i ministrisë në fjalë, Jan Jambon. E reja është demaskuar nga një kolege e saj, e cila i ka nxjerrë edhe fotot. Emri i punonjëse si dhe fotot e saj nuk janë bërë publike nga mediat për çështje etike.












