Është liruar nga qelia Adiola Lakra, 26-vjeçarja e dyshuar si bashkëpunëtore në ekzekutimin e Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur në 11 qershorin e vitit të kaluar në Tiranë. Sipas prokurorisë, e reja ishte përdorur si “karrem” për të nxjerrë viktimën në pritë.
Togat e zeza zëvendësuan masën “arrest në burg” ndaj saj me atë të “detyrimit për paraqitje”.
Pas ngjarjes e reja pranoi të kishte pasur një raport me viktimën, por jo që të ketë ndihmuar në vrasjen e tij.
Për të njëjtën ngjarje në qeli janë Viktor Marku dhe nipi i tij, Sebastian Mali.