Fituese e këtij edicioni të festivalit të muzikës së lehtë moderne “Kënga Magjike 2016” është Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti”. Me çmimin e vendit të dytë u vlerësua Anxhela Peristeri, ndërsa me të tretin Arilena Ara.
Në skenën e madhe të Pallatit të Koncerteve u ngjitën 21 artistë. Për secilin prej tyre, produksioni, si edhe në edicionet e kaluara ndau nga një çmim sipas kategorive ku konkurronin.
Kështu, përformanca më e mirë shkoi për Soni Malaj dhe këngën e saj “Për vete më mbaj”. Zëri më i mirë femëror u shpall Flaka Krelani, ndërsa vokali më i mirë mashkull shkoi për Valon Shehun.
Kënga “Nëntori” e kënduar nga Arilena Ara rrëmbeu çmimin e baladës më të mirë, ndërsa çmimi i kritikës u fitua nga Tuna. Aler Band dhe Klea fituan çmimin special të dhënë nga Televizioni Klan.
Nën drejtimin e Ardit Gjebreas dhe Elia Zaharia Zogu, “Kënga Magjike” u zhvillua për tre netë në Pallatin e Koncerteve.
Në një transmetim të drejtpërdrejt në ekranin e Televizionit Klan, ky festival mbylli kështu edicionin e 18 për këngën më të mirë të muzikës së lehtë shqiptare, për vitin 2016.
“Kënga Magjike” u kurua nga skenografi i Sanremos, Gaetano Castelli, drejtori i fotografisë në Rai, Guiseppe Quini dhe nën regjinë e Aldon Lipes.
Më poshtë gjeni fituesin për çdo kategori:

Artiola Toska dhe Bruno fitojnë çmimin “Hit”.

Anxhela Peristeri mori çmimin e Interpretimit.

Tuna mori çmimin e Kritikës.

Era Rusi u vlerësua me çmimin “Kënga Stil”.

Mariza Ikonomi fitoi çmimin “Best Euro Trend”.

Çmimi “Best Balade” shkoi për Arilena Ara.

Elgit Doda fitoi çmimin “Kantautori më i mirë”.

Rozana Radi mori çmimin ‘Best Artist on web’.

Eranda Libohova dhe Xhesi rrëmbyen çmimin “Best Duet”.

Çmimi “RTV21 Kosovë & TV21 Maqedoni” shkoi për Berkan.

Klea Huta dhe Alar Band fituan çmimin e “Tv Klan”.

Endri dhe Stefi rrëmbyen çmimin “Best Kontributi në Vite”.

Eliza Hoxha fitoi çmimin e Produksionit.

Çmimi “Best Female Voice” u rrëmbye nga Flaka Krelani.

“Best Male Voice” e rrëmbeu Valon Shehu.

Soni Malaj mori çmimin “Best Performance”.

Erik Lloshi rrëmbeu çmimin Diskografik.

Gerta dhe JohneVan Ride fitojnë çmimin “Best Dance”.

Alban Ramosaj rrëmbeu çmimin “Best Tendence”./tvklan.al













