• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Olsian Çela: Në 2020 ra lufta kundër pastrimit të parave dhe trafiqeve/ Çfarë ndodhi?

18:02 : 01/06/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Në raportin përmbledhës të Prokurorisë së Përgjithshme “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020”, evidentohet rënie e efiçencës në përfundimin e hetimeve dhe mungesë efektiviteti në luftën kundër pastrimit të parave, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kundër jetës të kryera me dashje.

Prokuroria e Pëgjithshme njoftoi të martën një përmbledhje të raportimit të kryeprokuorit Olsian Çela në Komisionin e Ligjeve “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020”, ku evidentohen probleme kryesisht në efiçencën dhe efektivitetin e hetimeve të kryera kundër pastrimit të parave, trafiqeve të paligjshme dhe krimet kundër jetës të kryera me dashje. Gjithashtu, konstatohet se drejtuesit e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm nuk kanë përmbushur si duhet deyrimin për të raportuar mbi veprimtarinë organizative dhe administrative të tyre.

Megjithëse në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm gjatë vitit 2020 janë referuar më pak materiale kallëzuese se në 2019-ën, rezulton që efiçenca dhe efektiviteti të jenë në rënie.

Nga 58 mijë e 466 materiale kallëzuese janë ndjekur gjithsej 44 mijë e 834 procedime penale, nga të cilat 27 mijë e 890 janë regjistruar gjatë 2020-ës dhe për 13 mijë e 632 referime është vendosur mosfillimi i procedimit.

Në raport thuhet se janë përfunduar 26 mijë 169 çështje, ku krahasuar me vitin 2019 është konstatuar ulje me 7,14 %. Nga çështjet e përfunduara, 38.11 % janë dërguar për gjykim; 22,62 % janë pushuar; 35,93 % janë pezulluar dhe 3.34 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Prokuroria e Përgjithshme konstaton ulje në masën 4,05 % të numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 5.41 % e numrit të të pandehurve.

Gjithashtu ka rezultuar rënie me 4,59% e kërkesave për miratim urdhëri penal dhe nga gjykata është vendosur refuzimi i miratimit me ulje të 40% të rasteve.

Prokuroritë e rretheve kanë kryer 58,58 % më pak ankime për çështje themeli se një vit më parë, ndërkohë që ka pasur rritje me 13,51 % të ankimeve për masa e sigurimit personal. Ulje është shënuar edhe në urdhërat e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë me 52,41 % më pak se në 2019-ën.

“Kjo rënie do të jetë pjesë e një analize të thelluar gjatë vitit 2021”, citohet në pjesën e raportit ku evidentohen të dhënat për efiçencën e prokurorive.

Në raportin përmbledhës thuhet se lufta kundër pastrimit të parave, krimeve financiare dhe hetimeve pasurore ka qenë objektiv prioritar insitucional dhe për këtë arsye janë ndërmarrë hapa për nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit me disa institucione gjatë vitit 2020. Pavarësisht kësaj, evidentohen rezultate jo të mira në hetimet e kryera për këtë vepër penale.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, edhe pse ka pasur një rritje të numrit të procedimeve dhe të personave të marrë të pandehur krahasuar me vitin 2019, rezulton se efiktiviteti i ndjekjes penale për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizimit gjatë vitit 2020 ngelet në nivele jo të kënaqshme.

“[…]evidentohen tregues të ulët të raportit të çështjeve penale të dërguara në gjyq krahasuar me çështjet e pushuara”, citohet në raport.

Situatë e ngjashme rezulton edhe për çështjet e trafiqeve të paligjshme, pasi janë pushuar 68,75 % e procedimeve të regjistruara dhe janë dërguar për gjykim 31,25 % e tyre.

Po ashtu, nga procedimet regjistruara për “Krime kundër jetës të kryera me dashje” janë dërguar për gjykim 31,66 % e çështjeve dhe janë pushuar 68,34 %. Në raport thuhet se 88% të këtyre çështjeve të pushuara i zënë ato për veprën penale të kanosjes, ndërkohë që për vrasjet me dashje janë dërguar për gjykim 63,81 % dhe janë pushuar 36,49 %.

Efektivitet i ulët ka rezultuar edhe për në hetimin e veprave penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, nga të cilat janë dërguar për gjykim 41,82% dhe janë pushuar 58.18%.

Veprat penale të dhunës në familje kanë rezultuar me eviktivitetin më të lartë të ndjekjes penale, pasi janë dërguar në gjyq 83,01 % e çështjeve dhe janë pushuar 16,98 % e tyre.

Edhe hetimet për çështje që kanë të bëjnë me narkotikët konsiderohen efektive pasi rezulton të jenë dërguar për gjykim 58,42 % dhe janë pushuar 41,58 %.

Gjatë 2020-ës është shënuar ulje e procedimeve për veprat penale dhe rritje e numrit të çështjeve të hetuara për kundravajtje penale.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela konstaton shkelje të afateve nga ana e drejtuesve të prokurorive të rretheve gjyqësore lidhur me raportimet për veprimtarinë organizative dhe administrative të tyre, të përcaktuara me aktet ligjore dhe nënligjore.

Ai vlerëson se rregullimi ligjor aktual vështirëson lidhjen organike efektive mes drejtuesve të prokurorive në prokuroritë e shkallës së parë dhe të apeleve me Prokurorinë e Përgjithshme.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

Tjetër virus regjistrohet në Kinë, autoritetet konfirmojnë përhapjen e gripit të shpendëve

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com