Një aksident raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Berat.
Mësohet se një automjet tip “Benz” me targa AA987YJ është përplasur me mjetin tip “Seat” me targa TR 8536 M, dhe si pasojë e përplasjes së mjeteve, dy pasagjerë që po udhëtonin me mjetin tip “Benz” kanë mbetur të lënduar.
Ndërkohë mësohet se dy drejtuesit e mjeteve Xhevair Atia dhe Gentjan Boçka , nuk kanë pësuar lëndime.